Lajme

Kremtohet Krishtlindja! Besimtarët e krishterë në festë

Në të gjithë botën besimtarët e krishterë kremtojnë Krishtlindjen.
Në mesnatë besimtarët e katolikë kanë mbajtur meshën që simbolizon lindjen e Krishtit.
Mesha për besimtarët katolikë ka nisur në orën 00:00 në katedralen e ‘Shën Palit’.
Besimtarë të shumtë kanë sfiduar edhe të ftohtin, duke marrë pjesë në ceremoninë e shenjtë.
Edhe në kishën Orthodokse, po kremtohet Lindja e Krishtit. Në meshën e mbajtur këtë mëngjes, besimtarët ortodoksë janë lutur në emër të Krishtit, ndërsa mesha është drejtuar nga Kryepishkopi Anastas.
.

Lindja e Krishtit simbolizon ardhjen e paqes dhe mirësisë në botë.
“Zoti i do të gjithë, edhe më të keqin prej nesh”, kështu i uron ndër të tjera papa Françesku Krishtlindjet.
Papa foli me mijëra njerëz gjatë meshës së festës së Krishtlindjes në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë