Para

Kreditë e këqija në nivelin më të ulët ndonjëherë

Nga Gazeta ‘SI’ - Stoku i kredive të këqija në vend arriti në shkurt nivelin më të ulët të raportuar ndonjëherë, në 4.6%.

Në vlerë nominale, kredia e keqe vlerësohet në 344 mln euro dhe nga 2023-shi ajo është ulur me mbi 14 mln euro.

Cilësia e kredisë është tregues i aftësisë paguese të familjeve apo bizneseve shqiptare, por që mesa duket nuk po ndikohet më nga normat e interesit. Rritja e fundit e normës ndodhi në nëntor të 2023-shit dhe efekti i saj nuk është ende i dukshëm në kreditim.

Një arsye e reduktimit të kredive të këqija është edhe reduktimi në tërësi i portofolit të kredive, pasi bankat në vend kanë miratuar më pak hua muajt e shkuar. Gjithësesi, vetë Banka e Shqipërisë thotë se arsyeja e stepjes së individëve për kredi ishte norma e interesit dhe shtrenjtimi i kostos së jetesës. Edhe pse bankat lehtësuan kushtet dhe rritën konkurrencën, kreditimi në këtë segment nuk u stimulua.

Kursi i këmbimit është një tjetër faktor që ndikon në cilësinë e kredisë, ku zhvlerësimi i valutave krijon lehtësi për kredimarrësit në monedhë të huaj.

Pak ditë më parë, INSTAT tregoi se inflacioni ka rënë poshtë objektivit 3%, që është një sinjal për uljen e normave të interesit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë