Ne rrjet

Krahu i djathtë Sadamit zgjidhet udhëheqësi i ri i ISIS

Vdekja e Abu Bakr al-Bagdadi, udhëheqësit të Shtetit Islamik, është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ai ishte një figurë e fuqishme, më e frikshme dhe mbase më e egër se Osama Bin Laden.

Por ndërkohë që Perëndimi ka qënë duke “festuar”, kalifati islamik ka caktuat tashmë një pasardhës për të udhëhequr ISIS-in drejt ringritjes.

Abdullah Qardash, i quajtur ndryshe edhe Kardesh, ishte zgjedhur nga Bagadi në gusht për të drejtuar grupin xhihadist. Ai raportohet të jetë një ish-ushtarak irakian i cili dikur shërbente si njeri i afërt i Saddam Hussein. Një zyrtar amerikan i inteligjencës ka thenë të dielën për gazetën amerikane “Newsweek” se Qardash do të kishte marrë rolin e Bagdadit prej muajsh tashmë.

Bagdadi, i cili hodhi vetën në erë gjatë një operacioni të forcave speciale amerikane në Siri, njihej si njeriu që ngriti kalifatin islamik, por zyrtari i inteligjencës thotë se roli i tij ishte prej kohësh ishte kryesisht simbolik .

"Bagdadi ishte një figurë. Ai nuk ishte i përfshirë në operacione dhe nuk luante një rol udhëheqës në ngjarjet e përditshme" tha zyrtari për Newsweek. “Ai thjesht jepte dritën jeshile për operacionet e mëdha”, shtoi ai.

Al-Bagdadi arriti të rekrutojë ish personelin ushtarak irakian, duke forcuar jashtëzakonisht aftësinë e organizatës së tij për kryengritje. Dhe ai përfitoi nga lufta civile e Sirisë për të krijuar për herë të parë në historinë e terrorizmit modern një shtet të aftë të pushtojë dhe kontrollojë territorin, të mbledhë miliarda dollarë dhe të ketë një fuqi të madhe ushtarake.

Abdullah Qardash dhe Abu Bakr al-Bagdadi, Gazeta Si, 28 tetor 2019

Nën udhëheqjen e Bagdadit, ISIS u bë grupi më i pasur dhe më i fuqishëm terrorist në historinë bashkëkohore.

Ai u premtoi myslimanëve strehim falas, makina, madje edhe gra nëse i bashkoheshin kalifatit të tij. Egërsia e Badgadidit arriti kulmin me trajnimin e fëmijëve të vegjël për të vrarë dhe skllavërimin e grave. Edhe Al Kaeda revokoi taktikat e tij të tmerrshme.

Vdekja e Bagdadi u tregoi mbështetësve të tjerë se edhe "kalifi" është i prekshëm. Por është më e rëndësishme politikisht dhe simbolikisht sesa ushtarakisht.

Drejtuesit e grupeve terroriste vijnë dhe shkojnë. Ato ndahen në fraksione të reja, bashkohen me armiqtë dhe formojnë vazhdimisht aleanca tëreja.

ISIS është ndoshta shembulli më i mirë i kësaj tendence. Zyrtari i inteligjencës thotë për “Newsweek” se ISIS-i kishte prej kohësh një dy liderë që po luftonin për kontrollin e asaj e që kishte mbetur nga Shteti Islamik.

Abu Bakr al-Bagdadi, Gazeta Si, 28 tetor 2019

Duhet të kujtojmë se bota po lufton jo një njeri të vetëm, madje as një organizatë të vetme, por një lëvizje. Fatkeqësisht, fuqizimi i ISIS-it është ende një rrezik që kërcënon Lindjen e Mesme. Faktori kryesor që nxit terrorizmin janë shtetet e dobëta, të rinj e papunë ose lufta civile.

ISIS shfrytëzoi shumë prej këtyre faktorëve për të përhapur ndikimin e tij në kombe të tjera ku kishte konflikteve, përfshirë Afganistanin, Libinë, Nigerinë dhe Jemenin. Pavarësisht humbjes së pjesës më të madhe të territoreve të kalifatit të saj në mars, ISIS ende arriti të kryejë disa sulme të mëdha terroriste, duke përfshirë atë në Sri Lanka, Afganistan dhe Irak.

Ndoshta gabimi më i madh i Bagdadit mund të ketë qenë që e shpalli veten armik të të gjithë botës, duke i nxitur armiqtë e tij të punojnë së bashku kundër tij. Ndoshta është çështje kohe përpara se ISIS-i do të mposhtet. Por bota është duke luftuar lëvizjet terroriste, dhe jo një grup të vetëm xhihadist.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë