Politike

KQZ regjistron koalicionin e djathtë me deputetët e “pavarur” të Berishës

Komisioni Qendror i Zgjedhje ka regjistruar koalicionin “Aleanca Liberale e Djathtë” në zgjedhjet vendore të 14 majit. Partitë janë:  Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat dhe Partia Bashkimi Demokrat.

Përfaqësuesi ligjori PD-së, Indrit Sefa kundërshtoi regjistrimin e koalicionit

Celibashi tha në mbledhjen e KQZ-së se kërkesa e koalicionit është në përputhje me parashikimin e Kolegjit Zgjedhor.

“Kërkesa është në përputhje me parashikimin e Kolegjit Zgjedhor. Në momentin që paraqitet kërkesa për regjistrimin e një koalicioni, e vetmja dispozitë që e rregullon është neni 65 i Kodit Zgjedhor dhe sipas tij, mundet të regjistrohen në KQZ si koalicion. Pra i vetmi kusht është që partitë që janë pjesë e koalicionit të jenë pjesë e KQZ dhe meqenëse këto parti janë të regjistruara si subjekte zgjedhore për t’u regjistruar si koalicion dhe nga vlerësimi që i bëjmë, kërkesa është në përputhje me parashikimet e KQZ ndaj vendosim që ta regjistrojmë koalicionin ‘Aleanca Liberale e Djathtë”, tha Kreu i KQZ-së.

Tre parti të djathta të këtij koalicioni janë regjistruar në KQZ me përfaqësues tre deputetë që në Kuvend rezultojnë si të pavarur, Edmond Spaho. Tritan Shehu dhe Luan Baci


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë