Politike

Celibashi regjistron koalicionin e Metës pa Berishën. Futet në zgjedhje PD me Alibeajn kryetar të komanduar

Ilirjan Celibashi regjistroi koalicionin “Bashkë Fitojmë” pa Sali Berishën një vendim i njëjtë si precedenti i mëparshëm; zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, të cilën Celibashi u kujdes ta theksonte disa herë.

Celibashi argumentoi se Indrit Sefa përfaqësonte PD në KQZ, prej gati një viti si përfaqësues i saj dhe sa kohë që nuk ka dokumentacion që të provoje të kundërtën, atëherë qëndron në fuqi kërkesa e tij.

“Komisioneri duhet të deklarojë se është bërë në mashtrim të zgjedhësve dhe ligjit. Marrëveshja nuk përfaqëson vullnetin e PD, dhe komisioneri duhet të marrë në konsideratë rrëzimin e kërkesës 

Komisioneri ka detyrimet ligjore për të marrë masat dhe hapat ligjore për të vënë në vend këtë shkelje të dispozitave ligjore

Kjo kërkesë duhet rrëzuar sa kohë që marrëveshja është një dokument i domosdoshëm për paraqitjen në komisionin qendror zgjedhor.

Marrëveshja nuk është e ligjshme

Të rrëzojë këtë kërkesë sepse në të është shprehur vullneti për PD nga persona të paautorizuar.

PD nuk ka bërë asnjë koalicion aq më pak me PDK PBDNJ dhe PL.

Subjekte të tilla janë subjekte që nuk e përfaqësojnë”, tha përfaqësuesi i PD-së, Indrit Sefa

Për pasojë, Celibashi tha se mungon vullneti i PD-së zyrtare që të jetë pjesë e koalicionit me Ilir Metën, Nard Ndokën dhe Vangjel Dulen ndaj dhe PD-ja me kryetar Sali Berishën nuk mund të regjistrohet.

Gjatë mbledhjes, përfaqësuesi i PD-së por edhe PL-së tha se nuk ka një vendim të formës së prerë për regjistrimin e PD-së me Enkelejd Alibeajn si subjekt zyrtar sa kohe që vendimi i KAS është ankimuar në Kolegjin Zgjedhor dhe është kjo e fundit që merr vendimin përfundimtar.  

“Subjekti zgjedhor nuk është ende i regjistruar sepse i kemi cuar vendimin e KAS në Kolegjin Zgjedhor jemi në kushtet kur nuk ka vend fare për këto diskutime”, thanë përfaqësuesit e dy forcave politike.

Ndërkohë, Sefa argumentoi të kundërtën se vendimi i KAS ishte i formës së prerë dhe se ajo duhet të zbatohej. Të njëjtën gjë bëri edhe Celibashi duke theksuar se në bazë të Kodit duhet të zbaroje vendimin e KAS e për pasojë regjistrimin e PD me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë