Ka ndodhur

KPK shkarkon prokuroren e Tiranës, Daniela Sulaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra Inspektoren e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Daniela Sulaj.

Prokurorja Daniela Sulaj e filloi karrierën në vitin 2004 si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Në vitin 2008, ajo është transferuar në Prokurorinë e Tiranës.

Rivlerësimi i inspektores së ILD-së u bë nga Roland Ilia, Etleda Çiftja dhe Pamela Qirko.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurorja Daniela Sulaj zotëronte 9.3 milionë lekë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2015, pasuria e saj familjare kap vlerën e 27.2 milionë lekëve.

Sulaj zotëron në fund të vitit 2015, 618 mijë lekë likuiditete në bankë, pasuri të luajtshme me vlerë 1.5 milionë lekë dhe pasuri të paluajtshme me vlerë 23.5 milionë lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë