Treg

Kostot e transportit të mallrave po rriten dhe kjo do zgjasë për shumë kohë

Tregu i transportit të mallrave pritet të rritet drastikisht, bashkë me shpenzimet, gjatë 12 muajve të ardhshëm. Kompanitë po detyrohen tja kalojnë kostot shtesë, klientëve.

Çmimet e kontejnerëve që vinë nga Kina për në SHBA, apo Europë ka disa muaj që janë rritur dhe priten të rriten akoma më shumë. Kontratat për rritje të çmimeve po nënshkruhen nga kompani shumë të mëdha transporti në SHBA, që do të thotë se kjo nuk do të jetë vetëm diçka  e përkohëshme.

Sipas të dhënave, kontratat e fundit vijnë me një kosto nga 2500 në 3000 dollarë për një anije 40m të gjatë. Rritje me 25-50% nga kontratat e mëparshme. Kështu është krijuar pritshmëria ka njerëzit që në fakt çmimet nuk do të ulen dhe se kompanitë e kontejnerëve po forcohen dita-ditës.

Kanalet transportuese po tërheqin vëmendjen e bankës Federale në SHBA, e cila po synon të vendosë politikat monetare në vend bazuar mbi shpejtësinë e rimëkëmbjes së ekonomisë dhe parashikimeve të inflacionit.

Në një mbledhje më 7 prill, Banka Federale  njoftoi se ndonëse parashikohet një rritje në fabrikat prodhuese, mungesat në materiale dhe forcë pune, bashkuar me problemet e transportit, kanë kufizuar fuqinë prodhuese.

“Do të bëjmë një bisedë rreth inflacionit. Nëse e shohim në horizont do të lajmërojmë Bankën Federale të shpejtojë punën,”- tha drejtuesi i Bianco Research.

Në rritjen e kostos së transportit kanë ndikuar shumë faktorë, përfshirë shpërndarjet masive të ndihmës ekonomike, porteve të ngopura, anijeve të pakëta dhe numrit të vogël të punonjësve të transportit dhe kamionëve. Problemet janë shum ëtë mëdha për tu rregulluar nga metoda afatshkurtra. Efekti i tyre do te valëzohet në të gjithë zinxhirin e furnizimit.

Pronarët e bizneseve shprehen se kjo situatë “po i shkakton dhimje koke”. “Ne mundohemi të zgjdhim një problem dhe një tjetër i ri del,”-thonë ato.

Transporti ndërkombëtarë ka dy momente kulmore. I pari pak para Vitit të Ri Hënor në Kinë, ku kompanitë e huaja bëjn inventarin para se kompanitë kineze të mbyllen. I dyti, pas përfundimit të sezonit veror, gati për pazaret e Krishtlindjes.

Kishte shpresa se periudha e ndërmjetme gjatë 2021-shit do të përmirësonte situatën, por bllokimi i kanalit të Suezit,  “vrau” çdo shpresë.

Të gjithë korporatat po përballen me këto probleme. Kompania e veshjeve Nike tregoi se ka pësuar humbje të ardhurash me 10% për 3 mujorin e kaluar. Shkak problemet e shumta në zinxhirët furnizuese, mungesat e kontejnerëve dhe pengesat e portit në SHBA.

Drejtori i një biznesi transportues, shprehet se ndihet mirë për faktin që edhe konkurrentët e tij janë në të njëjtin pellg dhe jo vetëm ai.

Burimi: Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë