Treg

Kosto e ulët e jetesës dhe ditë me diell, Shqipëria në Top 10 vendet më të mira për të huajt që dalin në pension

Nga Gazeta 'SI' - Shqipëria është renditur si një ndër vendet më të mira për të huajt, ku mund të kalojnë pensionin. Nisur nga kosto e ulët e jetesës e deri te ditët e shumta me diell.

Shqipëria listohet në vendin e 9 nga 30 shtete. Sipas përshkrimit të “Reassured”, kompanisë më të madhe në Angli për sigurimet e jetës, Shqipëria është një zgjedhje e shkëlqyer për ata që kërkojnë vlerësim të parave të tyre.

LEXO EDHE:
- Qeveria synon të joshë pensionistë të huaj… e të pasur
- Parajsë për pensionistët e huaj apo parajsë biznesit të azileve?

Indeksi i kostos së jetesës në Shqipëri rezulton 37.4, më e ulëta pas Maqedonisë së Veriut, Marokut dhe Turqisë, me akomodimin që kushton deri në 181.83 paund në muaj, po ashtu ndër vlerat më të ulëta dhe kostot e transportit publik mesatarisht janë vetëm 12.08 paund.

Raporti liston dhe motin e qëndrueshëm në vendin tonë, si element joshës për pensionistët e huaj, të cilët mund të shijojnë 2.544 orë me diell gjatë gjithë vitit.  

Vendi numër një është Greqia, e cila tashmë është një destinacion popullor për pensionistët, ndaj nuk është çudi që doli në krye. Me 2.773 orë dielli në vit, dhe me popullsinë e tretë më të madhe në nivel botëror mbi moshën 65 vjeç, do të pushoni në shoqëri të mirë.

Greqia është shtëpia e maleve të mbuluara me borë, plazheve të arta, ushqimit të mrekullueshëm dhe historisë së lashtë, duke ofruar shumë për ata që duan të jetojnë lirë edhe mirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë