Futboll

Kosova shkatërron Azerbajxhanin dhe shkruan historinë

4-0 dhe Kosova nis të shkruajë historinë. Skuadra përfaqësuese e Kosovës ka marrë një fitore të thellë në fushën e saj përballë Azerbajxhanit në shifrat 4-0, duke siguruar vendin e parë në grup dhe kalimin në fazën finale të Uefa Nations League. Me një super Zeneli në fushë, skuadra dardane u tregua superiore në çdo aspekt përballë ekipit nga Azia, duke mos e vënë në asnjë moment në diskutim fitoren.

Edhe pse i mjaftonte një barazim për të kaluar në raundin tjetër, Kosova hidhet në sulm që në minutat e para. Që pa filluar mirë sfida, është Zeneli që çel siparin e golave dhe kalon në avantazh Kosovën dhe entuziazmon të gjithë të pranishmit në “Fadil Vokrri”. Azerbajxhani nuk e kishte forcën e duhur për të reaguar dhe në vazhdim pjesa e parë do të prodhonte më shumë shanse për skuadrën e Shallandes. Por pjesa tjetër e golave nga Kosova ishte lënë për në pjesën e dytë, ku do të fillonte festivali i vërtetë. Në fillim Zeneli shënon në minutën e 57’ duke kompletuar dopietën e tij personale dhe hipotekuar këtë fitore për Kosovën.

Më pas është radha e Ramadanit që të linte shenjën e tij në këtë sfidë, duke sigluar shifrat në 3-0 në minutën e 61. Për ta mbyllur serinë e golave mendoi sërish njeriu i kësaj sfidë, Arbër Zeneli. 23 vjeçari në minutën e 76’ çon për herë të tretë topin në rrjetë.
4-0 dhe Kosova tregon se është gati për të bërë hapin e madh në futbollin europian. Tashmë skuadra e dardane do të luaj në “final-four” për një biletë që të çon në kampionatin europian 2020.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë