Futboll

Kosova me “5 yje” në Maltë, shumë pranë Ligës C

Plot 5 gola arriti të shënojë Kosova në Maltë, ku luajti ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve dhe fitoi bindshëm, 0-5. Vedat Muriri, Benjamin Kololli, dy herë Dionis Avdijaj dhe Milot Rashaica, shënuan golat e fitores së thellë të Kosovës, që kryeson grupin e saj me 11 pikë pas 5 ndeshjesh. Kosova, e drejtuar nga trajneri Bernard Shalande, është shumë pranë ngjitjes në Ligën C të Ligës së Kombeve dhe gjasat janë të ndërrojë vendin me Shqipërinë, që rrezikon shumë të bjerë në Ligën D.

Kosovës do t’i mjaftonte edhe barazimi në ndeshjen e fundit meAzerbajxhanin për të ruajtur vendin e parë në grup. Ekipi rival i Kosovës ka 9 pikë dhe vetëm fitorja do ta ngjiste në vend të parë. Në 5 ndeshjet e deritanishme në Ligën e Kombeve, Kosova ka regjistruar 3 fitore dhe 2 barazime. Kosova ndodhet në Grupin 3 të Ligës D, që ka 4 skuadra, ndryshe nga Shqipëria, që ndodhet në grup me 3 skuadra. Kundërshtarët në grup të Kosovës janë Azerbajxhani,Malta dhe Ishujt Faroe.

Trajneri Shalande e nisi ndeshjen në Maltë me këtë formacion: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Shala, Kryeziu, Rashica, Berisha, Zeneli, Muriqi. Në pjesën e dytë u aktivizuan edhe Halimi, Avdijaj dheDemhasaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë