Ne rrjet

Kosova humbet aleaten më të vyer në OKB

Në një botë që duket se ka mbetur e mpirë përballë skandaleve të njëpasnjëshme politike, dorëheqja e ambasadores amerikane në Kombet e Bashkuara Nikki Haley ia doli të shkundte edhe njëherë opinionin publik.

Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut ka njoftuar dorëheqjen, pas gati dy vjetësh në këtë post dhe pritet të largohet zyrtarisht në fund të këtij viti. Presidenti Donald Trump u shfaq krah saj në Zyrën Ovale, duke e përgëzuar për punën e mrekullueshme. 46-vjeçarja, një nga gratë e pakta në kabinetin e presidentit amerikan, nuk dha asnjë arsye për dorëheqjen e saj, por hodhi poshtë spekulimet që planifikonte të kandidonte për presidente në vitin 2020.

https://www.youtube.com/watch?v=R8PZ8DIAJ5s

Ajo ishte një kritike ashpër e Rusisë dhe Sirisë në OKB, dhe mbajti gjithashtu një qëndrim të patundur ndaj “paragjykimit” global kundër Izraelit. Ajo mbështeti mbylljen e fondeve amerikane për agjencinë e refugjatëve palestinezë dhe mbrojti fuqimisht vendimin e administratës Trump për të lëvizur Ambasadën Amerikane në Jerusalem. Por mes të tjerash, Haley ka treguar se është aletja më e madhe e Kosovës në OKB. Pak pas marrjes së postit si Ambasadore e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley, deklaroi se Uashingtoni po përpiqet fort që të gjitha vendet ta njohin Kosovën në Kombet e Bashkuara. Komentet erdhën gjatë pritjes së organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork dhe Dhoma Amerikane në Kosovë, ku ishin të ftuar ambasadorë të akredituar në OKB, si dhe përfaqësues të diasporës shqiptare e të bizneseve amerikane. Diplomatja e lartë nuk la pa përmendur dhe faktin që bashkëshorti i saj është me origjinë shqiptare.

 “Ne deshëm të merrnim pjesë në këtë aktivitet për disa arsye. Jam këtu me bashkëshortin tim, gjyshi i të cilit erdhi në Amerikë nga Shqipëria. Kemi shumë gjëra të përbashkëta me komunitetin shqiptar. Po përpiqemi që Kosova të marrë njohjen e të gjitha vendeve të OKB-së dhe nuk do të ndalemi së punuari”, tha Haley. Ambasadorja la më tej të kuptohej se prania e saj në event ishte dhe një mesazh i qartë i faktit se Amerika do të vazhdojë të mbetet një vend mik për Kosovën. Por me largimin e saj, si “partizane” e anëtarësimin e Kosovës në OKB, Prishtina humbet padyshim një aleate të vyer. Pak pas lajmit të dorëheqjes së saj, mediat amerikane kanë publikuar një sërë teorish për largimin e 46-vjeçares.

Nikki Haley, bashkeshorti Michael Haley dhe vajza e tyre Rena

U eliminua nga Bolton dhe Pompeo?

Nuk është sekret që Këshilltari i Sigurisë kombëtare, John Bolton dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, janë përplasur disa herë me ambasadoren për çështje të ndryshme të politikës së jashtme. Haley kshte një rol jashtëzakonisht të vështirë brenda OKB-së dhe ishte konsideruar si një zë që nxiste moderimin brenda administratës Trump.  Haley ishte një yll në vitin e parë të detyrës. Por ajo u përplas disa here më Presidentin Trump për shkak të politikes së jashtme ndaj Rusisë. Gjatë një konferencë për shtyp në prill, Haley njoftoi se SHBA do të vendoste sanksione të reja ndaj Rusisë. Por Trump këmbënguli se asnjë sanksion i tillë nuk ishte vënë nga Shtëpia e Bardhë dhe fajësoi ambasadoren duke thënë se ishte keqkuptuar.

Me Boltonin dhe Pompeon si yjet e rinj të kabinetit presidencial, Haley mund ta ketë gjetur veten jo vetëm nën presion, por edhe të lënë mënjanë.

Nevoja për para

Haley ka kaluar shumë kohë në zyra shtetërore. Para se të zgjidhej guvernatore në vitin 2010, ajo kaloi gjashtë vjet si anëtare e Dhomës së Shtetit. Këto nuk janë punë jashtëzakonisht fitimprurëse. Në vitin 2015, ajo dhe bashkëshorti i saj raportuan se fitonin 170,000 dollarë të ardhura vjetore. Në vitin 2014, ky numër ishte afër 190,000 dollarë. Dhe në vitin 2013, Haley dhe bashkëshorti i saj, Majkëll, raportuan se fitonin 270,000 dollarë.

Nikki Haley dhe Presidenti Donald Trump

Në vitin 2018, Haley raportoi një numër të konsiderueshëm borxhesh të papaguara, duke përfshirë, 65,000 dollarë hua në kartat e kreditit, një hipotekë më të madhe se 1 milion dollarë. Me një fëmijë në kolegj dhe një tjetër që pritet të shkojë në universitet, Haley mund të jetë joshur nga sektori privat.

Haley mund të kandidojë për presidente?

Nuk është çudi që një politikane me karakter të fortë si Nikki Haley t’ia ketë vënë syrin Shtëpisë së Bardhë. Duke ditur se dorëheqja e saj do të merrej si një sfidë e mundshme ndaj Trump në vitin 2020, Haley mohoi raportet në praninë e presidentit. Por në të vërtetë, Haley është shumë popullore dhe ka qenë zyrtarja më e vlerësuar nga opinioni publik në kabinetin e presidentit Trump.

Por, fakti që Haley deklaroi se nuk do të kandidojë kundër Trump në vitin 202,0 nuk do të thotë se ajo nuk do të kandidoje kurrë për presidente. Mos të harrojmë se propozimi i republikanëve 2024 do të jetë i hapur. Po, zëvendëspresidenti Mike Pence është një kandidat i mundshëm, veçanërisht nëse Trump fiton një mandat të dytë në vitin 2020. Por, republikanët mund të kenë dëshirë të përfaqësohen nga një kandidat që ka zbatuar disa nga politikat e Trump, por që nuk është përfshirë plotësisht në administratën e presidentit. Deri në kohën 2024 vjen, Haley do të ketë gjashtë vjet kohë për të përgatitur. terrenin si presidentja e parë e Amerikës.

Ivanka Trump

A do të zëvendësohet Nikki Haley nga Ivanka Trump

Vitin e kaluar thashethemet se Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan dhe këshilltare e lartë në Shtëpinë e Bardhë, mund të zëvendësonte Haleyn në rast se ambasadorja caktohet si Sekretare Shtetit.

Haley vlerësoi Ivanka Trump dhe Kushner gjatë deklaratës së dorëheqjes, duke e quajtur dhëndrin e presidentit si një "gjeni të fshehtë" dhe duke e lavdëruar për punën e tij në Lindjen e Mesme. Ajo e quajti Ivanka Trump një "mikeshë të madhe" dhe vlerësoi çiftin për punën e bërë "prapa skenave".

Por gjasat që Ivanka Trump ose Kushner të zëvendësojnë Haley do të kërkonin miratimin e Senatit. Një lëvizje e tillë mund të bjerë gjithashtu në kundërshtim me ligjet kundër nepotizmit.

Zëvendësime të tjera të mundshme përfshijnë Dina Powell, ish-këshilltaren  zyrës së Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Trump. Powell la Shtëpinë e Bardhë disa muaj më parë, por u konsiderua si instrumenti kryesor i Trump për politikat e Lindjes së Mesme dhe e këshilloi presidentin në takimet e tij me liderët e huaj. Ajo ishte përgjegjëse për planifikimin e të gjitha udhëtimeve të huaja të Trump dhe vizitën e tij të parë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator 2017. “Washington Post” raportoi se largimi i Powell nga Shtëpia e Bardhë ishte miqësor, ndryshe nga shumë prej largimeve të stafit të lartë që kur Trump hyri në Zyrën Ovale.

Burimet: "CNN", "Fox News"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë