Analize

Kosova e izoluar, BE nuk jep dritën jeshile për heqjen e vizave

Ndërkohë që Kosova po pret me ankth një datë nga Bashkimi Euroipian për liberalizimin e vizave pas rekomandimit të Komisionit, sinjalet që vijnë nga Këshilli Europian janë më të zbrazëta se kurrë. Pas përmbushjes së kritereve të vendosura nga Brukseli, Kosova është duke pritur dritën jeshile për heqjen e regjimit vizave, por ashtu si Shqipërinë, BE-ja ka lënë në vjeshtë edhe Prishtinën.

“Vendimi lidhur me propozimin për liberalizimin e vizave është duke u shqyrtuar aktualisht nga Këshilli”. Kjo është e vetmja që tha në një deklaratë të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian në lidhje me liberalizimin e vizave, duke shkaktuar jo pak zemërim në Prishtinë.
Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha është shprehur tejet e zhgënjyer me Bashkimin Evropian, duke thënë se ishte në pritje të një datë konkrete për heqjen e regjimit të vizave.
Ajo ka konfirmuar se disa shtete të BE-së, kanë dalë haptazi kundër liberalizimit të vizave. Madje ajo përmend edhe Gjermaninë, e cila sipas saj nuk po ndërmerr asnjë për t’i bindur vendet tjera që të votojnë për heqjen e vizave për Kosovën.

“Tani po shohim një hezitim nga disa shtete anëtare siç është Franca, Holanda, deri diku edhe Gjermania nuk ka një mendim të qartë, pavarësisht faktit që ministri i Brendshëm i ka thënë ‘po’ liberalizimit të vizave për Kosovën, mirëpo në anën tjetër në takimin e Këshillit të Ministrave të Punëve të Brendshme, i cili u mbajt me 6 dhe 7 qershor, nuk u diskutua asgjë për Kosovën. Pra as Gjermani dhe asnjëra nga këto shtete nuk e hapi temën e liberalizimit të vizave. Kjo na bënë të kuptojmë se pa u arritur një konsensus mes anëtarëve të BE-së nuk do të kemi një vendim në Këshillin e Ministrave. Shpresoj që ky vendim të merret sa më shpejt, mirëpo procesi është në duar të shteteve anëtare”, deklaron ministrja Hoxha.

Dhurata Hoxha

Burime nga qeveria Haradinaj konfirmuan disa javë më parë për Gazetën "Si" se kancelaria Merkel e kishte thirrur kryeministrin e Kosovës për t’i kërkuar edhe njëherë heqjen e taksës ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake. Sipas zyrtarëve Merkel është zotuar të çojte përpara procesin e liberalizimit, duke e bërë të mundur heqjen e vizave për shqiptarët e Kosovës muajt e ardhshëm. Por duke qënë se kryeministri Ramush Haradinaj nuk është tërhequr nhga ky vendim, Berlini zyrtar duket të mos i këtë bërë presion vendeve të tjera për heqjen e regjimit të vizave.

Hoxha thotë se Prishtina ishte duke pritur një gjuhë më konkrete, afate më konkrete kohore lidhur me këtë proces.

“Jemi në hapin e fundit, pra vendimi në Këshillin e Ministrave është ai që i hap rrugën qytetarëve tanë të lëvizin lirshëm. Mirëpo edhe këtë herë pamë që nuk ishte asgjë konkrete në deklaratën e Këshillit të Ministrave. Ishte ndoshta një fjali e cila thoshte apo e konfirmonte atë që ne e kemi thënë disa herë, që çështja e liberalizimit të vizave është duke u shqyrtuar në Këshill, mirëpo nuk jep afate kohore. Dhe kjo për ne është shqetësuese sepse ne i kemi përmbushur kriteret dhe e dimë shumë mirë se pavarësisht faktit që Kosovës i ëhstë kërkuar dyfishi në krahasim me vendet e rajonit ne prapë se prapë nuk jemi ndalur dhe i kemi përmbushur këto kritere”, thotë ajo.
Ministrja e Integrimit është e bindur se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe kushtet që për liberalizimin e vizave, pasi lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një proces që duhet vazhduar edhe marrjes së dritës jeshile.

“Për ne po komplikohet procesi në fund. Për Kosovën nuk po ka vlerësim të drejtë. Për Kosovën po vazhdojnë kushtet”, shprehet ajo e zhgënjyer.

Kancelarja Angela Merkel dhe kryeministri Ramush Haradinaj

Të njëjtin qëndrim dhe zhgënjim duket se ka mbajtur edhe eurodeputetja Tanja Fajon, e cila ka thënë për mediat në Prishtin se është e papranueshme që Bashkimi Evropian të mos miratojë heqjen e vizat Kosovës, pavarësisht plotësimit të të gjitha kritereve të nevojshme.

Ajo ka premtuar se do të vazhdojë të bëjë presion ndaj institucioneve të BE-së deri në heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, ashtu siç u është premtuar.

"Më vjen keq që konkluzionet e fundit të Këshillit ishin shumë më pak premtuese e konkrete sesa propozimet fillestare sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën. Është e papranueshme që pavarësisht kushteve të përmbushura Këshilli ende nuk ka arritur të japë dritën e gjelbër për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Në rolin tim si raportuese e Parlamentit për liberalizimin e vizave do të vazhdoj të luftoj për Kosovën dhe do të vazhdoj të ushtroj presion ndaj shteteve anëtare për të ofruar atë që është premtuar”, ka deklaruar Fajon.

Ashtu si raportuesja për Kosovën, edhe ministrja Hoxha i vlerëson si të padrejta kërkesat e shteteve të BE-së. Pas “goditjes së fundit të Komisionit Europian, ajo thotë se Prishtina nuk do të pranojë tanimë as edhe një kusht shtesë.

“Ne nuk pranojnë më asnjë kusht nga askush. Mua më shqetësonhezitimi dhe vonimi për të marrë një vendim. Askush nuk do të pranojë kushte shtesë, sepse nuk mund të paguajmë dy herë për një gjë të cilën ende nuk na e kanë dhënë. Të gjitha vendet e rajoni e kanë marr liberalizimin e vizave me përmbushjen e kritereve. Të njëjtën gjë e presim edhe ne. Përmbushja e kritereve është konfirmuar nga Komisioni Europian, është konfirmuar dy herë nga Parlamenti Europian dhe ne presim një vendim sa më parë”, thotë shefja e integrimit europian në Kosovë.
Duke parë krejt këtë situatë, Hoxha shprehet skeptike edhe ëpr liberalizimin e vizave në shtator, duke paralajmëruar se një vendim i tillë nuk mund të merret pa konsensusin e Gjermanisë dhe Francës. Sipas saj, janë pikërisht këto dy vende që po mbajnë të bllokuar heqjen e regjimit të vizave.

Tanja Fajon

“Ajo që po vërejmë tani është hezitimi i disa vendeve anëtare, si Franca, Holanda të janë fuqimisht kundër. Gjermania nuk është duke dalë përpara diskutimit apo debatit që t’i bindë edhe vendet tjera që ne duhet të lëvizim të lirë. Ky është një fakt tjetër që më bën të mos jem optimiste për shtator. Nuk e besoj se Gjermania dhe Franca do ta vënë në agjendë këtë prosec në vjeshtë sepse nuk arritur në një konsensus për liberalizimin e vizave. Pra pa u arritur ai konsensus në Këshillin e Ministrave, nuk e besoj që do të vihet në agjendë”, thotë Hoxha.
Ajo nuk e përjashton mundësinë se vendosja e taksës ndaj prodhimeve serbe mund të ketë ndikuar në këtë proces, duke thënë në çdo takim l në vendet e BE-së është kërkuar pezullimi i taksës.

“Nuk mund të them se heqja e taksës nuk është kërkuar nëpër takimet me anëtarët e BE-së. Në çdo takim lobues në vendet anëtare është kërkuar. Mirëpo, ne kemi arsyet tona në lidhje me vendosjen e taksës”, thekson ministrja Hoxha.

Nga ana tjetër, duke folur për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor, Fajon vlerëson se pas zgjedhjeve të mbajtura në maj të këtij viti përbërja e re e Parlamentit Evropian është në favor të zgjerimit të BE-së.

“Përbërja e Parlamentit Europian ka ndryshuar pas zgjedhjeve. Për herë të parë dy grupet e mëdha pro evropiane, EPP-ja dhe S&D-ja, nuk kanë më shumicën. Pavarësisht disa fitoreve në mesin e anëtarëve euroskeptikë dhe të ekstremit të djathtë në zgjedhjet e fundit jam e bindur se me Reneë Europe (ish-ALDE) dhe të Gjelbrit, Parlamenti Evropian mbeten pro europian dhe favorizon zgjerimin e mëtejshëm të BE-së. Vazhdimi i zgjerimit i BE-së është një politikë vendimtare e BE-së jo vetëm në Evropë, por edhe për Ballkanin Perëndimor, me qëllim që të sigurohet prosperitet, stabilitet, pajtim dhe një e ardhme e ndritur veçanërisht për të rinjtë”, ka thënë ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë