Ne rrjet

Kosova 207 raste të reja dhe 8 viktima

Kosova ka regjistruar të enjten një nga bilancet me tragjike që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, duke regjistruar 207 raste të reja dhe tetë viktima.

Numri i rastet e reja rezultuan nga testimi i 401 personave, duke zbuluar kështu më shumë se 50% të infektuar në krahasim me të testuarit. Në bazë të njoftimit të IKSHPK-së, në 24-orëshin e fundit tetë pacientë mbi 65 vjeç kanë humbur jetën, duke bërë që Kosova të arrijë ritmet e Maqedonisë së Veriut.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 94, ndërkohë që një ditë më parë ka qenë 86.

Komuna e Prishtinës ka numrin më të madh të rasteve të reja pozitive me 77. IKSHPK-ja po ashtu njoftoi se 24 orët e fundit janë shëruar 32 pacientë, me të cilët numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 2,095.

Në Kosovë, që nga zbulimi i rasteve të para me koronavirus më 13 mars, janë konfirmuar gjithsej 4,307 raste pozitive. Në total, sipas IKSHPK-së, janë kryer 26,916 testime.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë