Ne rrjet

Korrupsion me respirtorët nga Kina, arrestohet kryeministri boshnjak

Kryeministri i Federatës Boshnjako-Kroate në Bosnje e Hercegovinë, Fadil Novalic, është marrë në pyetje nga autoritetet pas dyshimeve për korrupsion në lidhje me blerjen e 100 respiratorëve nga Kina për pacientët me koronavirus.

As policia dhe Zyra e Prokurorit nuk kanë komentuar ende ndalimin e tij, duke shtuar se do të njoftojnë opinionin më vonë.

Partia e Veprimit Demokratik, që është ma e madhja në komunitetin mysliman në Bosnje, ka konfirmuar lajmin se Novalic është duke u marrë në pyetje.

Marrëveshja 5.4 milionë euroshe ngriti dyshime pasi një kompani që përpunonte fruta, pa licensë, kishte marrë përsipër importin e pajisjeve mjekësore. Fahrudin Solak, zyrtar qeveritar i prokurimit dhe Gikret Hodzic, menaxher në kompaninë e frutave, janë marrë po ashtu në pyetje nga autoritetet.

Mediat boshnjake shkruajnë se të ndaluarit dyshohen për pastrim parash, falsifikim dokumentesh dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Bosnje Hercegovina ka raportuar deri më tani 2,500 të infektuar dhe 150 viktima nga koronavirusi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë