Ekonomi

Frika nga koronavirusi – Këtë herë është ndryshe

Katër fjalët më të rrezikshme për një investitor kur i duhet të marrë një vendim janë "këtë herë është ndryshe". Marrja në konsideratë e kësaj këshille fjalë për fjalë për rastin e krizës së shkaktuar nga koronavirusi duket si një gabim.

Epidemitë janë natyrisht më të vjetra se njerëzimi dhe frikërat ekonomike aq të vjetra sa dhe tregjet, por bashkimi i një pandemie të mundshme me botën e ndërlikuar dhe të ndërlidhur sot është unik. Globalizimi ka zvogëluar kufizimet mes vendeve, stimulimi qeveritar tashmë është në nivele të pamendueshme  më parë dhe për fatin tonë teknologjia është shumë më e përparuar sesa gjatë pandemisë së fundit vërtet globale.

Epidemia SARS, ndërsa ishte më vdekjeprurëse, ofron një model të gabuar për të kuptuar shpërthimin e Covid-19, sepse ky virus u përhap mjaft shpejt. Pandemia e "gripit spanjoll" të vitit 1918, me një shkallë më të ulët fataliteti, por globale, ndodhi në një botë ku nuk njihej udhëtimi me Jet privat, kur pronësia mbi aksionet nuk ka kombësi dhe kur zinxhirët e furnizimit nuk ishin kaq kompleksë.

Megjithatë, shumë vetë në Wall Street janë ende duke iu referuar analogjisë me SARS, edhe pse tani ka prova më shumë se shpërthimi i koronavirusit do të zgjasë më gjatë dhe do të përhapet më larg. Përditshmëritë se sëmundja do të jetë e përqendruar në Kinë dhe se rritja ekonomike kineze do të marrë vetëm disa pikë përqindjeje negative, para e se një rikuperim "në formë V" të ndodh në tremujorin e dytë, duken jashtëzakonisht optimiste.

Grafiku 1-Numri i rasteve të konfirmuar me koronavirus pa përfshirë Kinën

Tani realisht janë dy skenarë të gjerë. Njëri është që virusi përmbahet përmes përpjekjeve herkuliane nga punonjësit e shëndetësisë në Kinë, Kore të Jugut, Japoni, Itali, Iran dhe kudo tjetër që ai do të shfaqet. Kjo do të nënkuptojë ndërprerje të lëvizjes për muaj. Dhe skenari tjetër por  frikshëm është se gjithçka mund të ndodh dhe virusi do shkaktojë pandemi globale.

Epidemiologët thjesht nuk kanë të dhëna të mjaftueshme për të vendosur madje  kanë edhe mosmarrëveshje të arsyeshme, thotë Alessandro Vespignani, I cili është krijues I modeleve për sëmundjet infektive në  Universitetin Verilindor në SHBA. Rritja më e ngadaltë e numrit të rasteve të reja në Kinë, për shembull, mund të nënkuptojë se aty është kthyer zbatica, apo një rikthim I rasteve në rritje pasi mund  të ketë akoma shumë raste të pazbuluara. Për më tepër, nuk dihet se  çfarë mund të ndodhë nëse Kina zbut përpjekjet e pashembullta që po bën, përfshirë këtu karantinimin e më shumë se 60 milionë njerëzve.

Diku tjetër, informacioni është shumë më i paqartë për të marrë një ide të përafërt se sa është përhapur virusi. Të premten në mëngjes, Italia kishte vetëm tre raste të konfirmuara të koronavirusit. Që nga e hëna, ajo kishte 229.

"7-10 ditët e ardhshme do të përcaktojnë fatin e kësaj epidemie," thotë z.Vespignani.

Fotografi ilustruese, qytetarë italianë pas lajmit zyrtar se janë zbuluar raste me koronavirus

Tashmë ndërprerja e zinxhirit të furnizimit nga Kina dhe së fundmi nga Koreja e Jugut është me efekt negativ shumë më domethënëse sesa e vlerësojnë disa por kjo mund të shkaktojë probleme edhe më të mëdha edhe sikur shpërndaja e  virusit të mbahet  nën  kontroll  Prodhimi global sot është bërë gjithnjë e më shumë i varur nga furnitorë të vegjël me pak gjendje në magazina. P.sh.  industria e automjeteve është një rast që e ilustron këtë dyshim : Nëse edhe pjesët e vogla mungojnë sepse furnizuesit me bazë Kine nuk janë në gjendje t'i bëjnë ato, kjo mund të detyrojë korporatat në të gjithë botën të ndalojnë prodhimin. Eksportet e pjesëve të makinave në vend arritën në 53 miliardë dollarë vitin e kaluar, sipas të dhënave doganore.

Deri më tani fqinjët e afërt me Kinën, Koreja e Jugut dhe Japonia duket se kanë qenë ato që kanë përjetuar problemet më të këqija: Hyunda-it dhe Nissan-it ju është dashur të ndalojnë prodhimin në vendet e tyre përkatëse. Të tjerët mund të menaxhojnë problemin duke sakrifikuar kufijtë. Prodhuesi britanik i "Jaguar", "Land Rover" u është drejtuar kompanive fluturuese për ti sjell me valixhe porositë nga Kina, i tha shefi i saj Financial Times javën e kaluar.

Volkswagen, prodhuesi i makinave perëndimore ndoshta më i varur nga flukset e parave nga Kina, tha të hënën se shumica e fabrikave të tij me ndërmarrje të përbashkët ishin duke u rihapur përsëri. Sidoqoftë, në mënyrë të qartë, paralajmëroi gjithashtu se ata po përballeshin me një "zinxhir kombëtar të ngadaltë të furnizimit dhe logjistikës". Probleme të tilla mund të mbeten me muaj të tërë.

Grafiku2-Pesha e Kinës në tregtinë botërore

Po sikur virusi të shkaktojë pandemi globale? Karantinat e stilit kinez janë të vështira për t'u ndjekur si shembull në shoqëritë më pak autoritare, ndaj për mirë ose për keq, efektet më të mëdha  do të varen më së shumti nga mënyra se si do të reagojnë  vetë individët.  Kufizimet në lëvizje, në mënyrën se si njerëzit do të zhvillojnë jetën sociale mund t’i heqin  një  masë të madhe të ardhurave  bizneseve të shërbimit, dhe do të dëmtojnë shumicën e bizneseve që përballen me konsumatorin si shitësit me pakicë , agjencitë e udhëtimeve, restorantet .

Kur beteja me koronavirusin të jetë fituar, efektet në ekonomi veçanërisht me skenarin e dytë, pra një pandemi globale, mund të jetë edhe më të forta. Qeveritë përdorën stimul fiskal dhe monetar për të zbutur krizën e fundit ekonomike. Kjo mund të jetë një luftë edhe më e ashpër. Përveç faktit që qeveritë kanë deficite buxhetore të larta, në disa vende në vlera rekord dhe kur normat e interesit në të gjithë botën janë në nivele të ulëta rekord, mbështetja me stimujt të thjesht nuk mund të funksionojë shumë mirë.

Ndërkohë, teknologjia është një shpatë me dy tehe. Udhëtimet me avion dhe mediat sociale kanë bërë më të shpejtë përhapjen e informacionit për epidemitë dhe ato gjithashtu po i u japin mundësi  njerëzve që të parashikojnë siç  bëjnë me motin, sesi do të organizojnë  jetën sociale  e cila do të jetë më e kufizuar se  përpara rënies së koronavirusit. Kjo do të rriste më shpejt kufizimet duke sjell më shpejt edhe efektet negative. Por nga ana tjetër zhvillimi teknologjik është i tillë sot, sa puna, argëtimi i familjes tuaj, por edhe mbushja e frigoriferit me porosi, edhe arsimi siç pamë në Kinë,  mund të bëhen nga distanca  dhe kjo do të kufizonte edhe më shumë kontaktit me njerëz të tjetër, si një masë parandaluese. Investitorët që po përpiqen për krijojnë një manual se si  “të luajnë” me koronavirusin por mund t’ju duhet të pranojnë që sot ata thjesht nuk e kanë një të tillë. WSJ


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë