Keshilla

Koronavirusi, sa rrezikoni duke hipur në autobusë?

Ndërkohë që koronavirusi vazhdon të përhapet, disa vende në BE kanë kufizuar transportin urban, ndërkohë që udhëtarët janë shfaqur të gjithë me maska. Sipas një zbulimi të fundit të autoriteteve britanike, virusi mund të merret nëse qëndroni në një distancë prej dy metrash të një personi të infektuar për më shumë se 15 minuta.

Ende nuk dihet saktësisht se si përhapet koronavirusi, por viruse të ngjashme përhapen  nga kollitjet ose teshtitjet e një personi të infektuar, ose prekja e sipërfaqeve ku bien këto pika.

Ekspertët mendojnë se koronavirusi ndoshta nuk përhapet nga ajri në të njëjtën mënyrë si gripi, kështu që, njerëzit duhet të jenë në kontakt më të ngushtë me njëri-tjetrin për t’u infektuar. Pra, rreziku i mundshëm për t’u infektuar në autobusë, varet se sa janë të mbushur me njerëz. Kjo ndryshojë në pjesë të ndryshme të vendit dhe në orarë të ndryshme, pasi në orët e pikut, transporti urban është i tejmbushur.

Në metrotë e Londrës, ku ka një densitet jashtëzakonisht të lartë të njerëzve në cdo tren, hulumtimet e mëparshme sugjerojnë se ka më shumë gjasa të infektohesh kur je duke udhëtuar,

Dr Lara Gosce, në Institutin e Shëndetit Global, thotë se hulumtimi i saj (botuar në vitin 2018) tregoi se njerëzit që përdorin rregullisht transportin urban kishin më shumë gjasa të vuanin simptoma të ngjashme me gripin.

"Veçanërisht, kjo tregon se bashkitë me pak linja, ku banorët detyrohen të ndryshojnë një ose më shumë autobusë, kanë nivele më të larta të sëmundjeve të ngjashme me gripin, në krahasim me bashkitë me shërbime të mira, ku pasagjerët arrijnë në destinacionin e tyre nga një udhëtim i drejtpërdrejtë, "tha ajo.

Nëse po udhëtoni me një autobus relativisht të zbrazët, rreziku për t’u infektuar do të ishte më i ulët. Sa më të ajrosura të jenë automjetet dhe sa më pak të qëndroni në autobus, aq më pak mundësi keni për t’u infektuar.

Dezinfektimi është po ashtu një faktor i rëndësishëm. Bashkia Tiranë për shembull ka njoftuar dezinfektimin e tyre çdo ditë, edhe pse për të parandaluar përhapjen e virusit, dezinfektimi duhet të jetë më i shpeshtë. Dr Gosce thotë se "kufizimi i kontakteve të ngushta me individë është i rëndësishëm".

"Për sa i përket udhëtimit, shmangni orët e pikut nëse është e mundur," thotë ajo.

Burimi: "BBC"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë