Ka ndodhur

Koronavirusi i merr jetën 32-vjeçarit nga Belshi

Një 32-vjeçar është viktima më e re e COVID 19.

Mësohet se Alban Hidri, babai i një fëmije 2 vjeç nuk ka mundur ta fitojë betejën me virusin e rrezikshëm.

I riu ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku prej një jave ishte intubuar.

Sipas burimeve, 32-vjeçari nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

Ai ishte i angazhuar në politikë si kryetar i grupseksionit të PD në Belsh.

“Na hidhëroi pa masë lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta e Alban Hidrit, kryetarit të grupseksionit Rrasë. Një njeri i shkëlqyer që fatkeqësisht nuk ia doli dot në betejën me COVID-19. Energjia dhe pozitiviteti i Albanit do na mungojë të gjithëve, familjes së tij të dashur, miqve dhe kolegëve. U prehsh në paqe Alban!”, shkruajnë miqtë e tij në rrjetet sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë