Lajme

22-vjeçarja humb jetën pas 3 javësh në intubim. Sapo kishte sjellë në jetë para kohe foshnjën e saj

Një 22-vjeçare e infektuar me Covid 19, e cila para disa ditësh kishte sjellë në jetë foshnjën e saj, ka humbur jetën në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Sipas burimeve, e reja kishte tre javë që ndodhej në intubim dhe si pasojë e komplikacioneve të rënda nuk ka mundur dot ta fitojë betejën e me virusin e rrezikshëm.

Mjekët kishin vendosur që vajza të bënte një lindje të parakohshme në javën e 33-të të shtatzënisë me lindje cezariane për të shpëtuar fëmijën.

Aktualisht foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore, por pati disa komplikime respiratore gjatë lindjes.

Ky nuk është rasti i parë që një nënë e re humb jetën në rrethana të tilla. Në 22 shkurt, në një nga spitalet Covid në Tiranë, një 31-vjeçare nga Elbasani, e infektuar me koronavirus, humbi jetën pak pasi kishte sjellë në jetë fëmijën e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë