Ne rrjet

Koreja e Veriut dhe Rusia në një front përballë SHBA

Në takimin e tyre të parë, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë premtuar të fuqizojnë lidhjet mes dy vendeve për formimin e një aleance që duket se “shigjeton” në mënyrë të drejtpërdrejtë SHBA-në. Ata u takuan për herë të parë në qytetin e Vladivostokut, në lindjen e largët të Rusisë.

Kremlini njofton se Putin dhe Jong Un diskutuan për çarmatosjen bërthamore, por udhëheqësi i Koresë së Veriut gjithashtu pritet të kërkojë mbështetje e Rusisë pas dështimit të bisedimeve me SHBA-në.

Në një fjalim të përbashkët, dy udhëheqësit iu referuan historisë së gjatë të lidhjeve të dy vendeve të tyre dhe Putin tha se donte të ndihmonte Korenë e Veriut në uljen e tensioneve mes saj dhe Perëndimit.

“Unë jam i bindur që vizita juaj sot në Rusi do të na ndihmojë të kuptojmë më mirë se si mund ta zgjidhim situatën në gadishullin Korean dhe çfarë mund të bëjë Rusia për të mbështetur proceset pozitive që po ndodhin aktualisht” tha Putin.

Kim Jong Uh dhe presidenti rus Vladimir Putin

Jong Un tha se shpresonte “për zhvillimin e marrëdhënieve të mëtejshme mes dy vendeve”, të cilët sipas tij, kanë një miqësi të gjatë.

Sipas zëdhënësit të presidentit rus, Dmitri Peskov, Kremlini beson se bisedimet dypalëshe mbi Korenë e Veriut, janë e vetmja mënyrë efikase për të trajtuar çështjen e armëve bërthamore në gadishullin korean.

Këto bisedime, të cilat filluan në vitin 2003, përfshijnë dy Koretë, Kinën, Japoninë, Rusinë dhe SHBA-në.

“Tani për tani nuk ka mekanizma të tjerë ndërkombëtarë efikasë” u tha gazetarëve të mërkurën Peskovi. “Por, nga ana tjetër, përpjekjet për zgjidhjen e kësaj situate janë duke u bërë nga vende të tjera. Të gjitha përpjekjet meritojnë mbështetje për sa kohë që ato me të vërtetë synojnë denuklearizimin dhe zgjidhjen e problemit të dy Koreve”.

Kjo vizitë shihet gjerësisht si një mundësi e artë për Korenë e Veriut për të treguar se ka aleatë të fuqishëm pas dështimit të bisedimeve me SHBA-në në shkurt. Kim Jong Un ka fajësuar Sekretarin Amerikan të Shtetit Mike Pompeo për dështimin e samitit në Hanoi. Disa javë më parë, Koreja e Veriut kërkoi zyrtarisht që Pompeo të largohej nga bisedimet dypalëshe, duke kërkuar zëvendësimin e tij më “dikë më të kujdesshëm”.

Kim Jong Uh dhe presidenti rus Vladimir Putin

Samiti është gjithashtu një mundësi për Phenianin që të tregojë se e ardhmja ekonomike e Koresë se Veriut nuk varet vetëm nga SHBA-ja. Sipas ekspertëve, lideri i vendit komunist gjithashtu mund të përpiqet të ushtrojë presion ndaj Moskës për të lehtësuar sanksionet.

Analistët besojnë gjithashtu se ky samit është një shans për Rusinë të tregojë se është një lojtar i rëndësishëm në gadishullin Korean. Presidenti Putin ka qenë i etur për t’u takuar me udhëheqësin e Koresë së Veriut për një kohë të gjatë. Megjithatë, pas dy samiteve SHBA-Kore e Veriut, Kremlini është lënë mënjanë.

Rusia, ashtu si SHBA-ja dhe Kina është kundër prodhimit të armëve bërthamore nga Koreja e Veriut. Gjatë Luftës së Ftohtë, Bashkimi Sovjetik (nga të cilat Rusia është shteti kryesor pasardhës) mbajti lidhje të ngushta ushtarake dhe tregtare me aleatin e saj komunist, Korenë e Veriut, për arsye ideologjike dhe strategjike.

Por pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, lidhjet tregtare me Rusinë postkomuniste u tkurrën dhe Koreja e Veriut u afrua me Kinën, si aleatin e saj kryesor i saj.
Sipas Presidentit Putin, Rusia tregoi vullnetin e saj të mirë vitin 2014, kur fali pjesën më të madhe të borxhit të epokës sovjetike të Koresë së Veriut. Edhe pse afrimiteti dhe fryma e bashkëpunimit mes Phenianit dhe Moskës mbetet e diskutueshme, shteti komunist ende e konsideron atë si një nga fuqitë e huaja më pak armiqësore.

Kina deri më tani është fuqia që ka ndikimin më të madh në Korenë e Veriut. Presidenti Xi Jinping ka thirrur dy herë Kim Jong-un për bisedime dy-palëshe, për t’u siguruar që interesat e Pekinit nuk do të neglizhohen. Pekini nuk dëshiron një fqinj bërthamor, por nuk dëshiron as ndryshimin e regjimit, i cili do të vijë së bashku me trazira, dhe si Rusia, nuk do të shohë trupat amerikane në kufirin e saj.

Kim Jong Uh dhe presidenti rus Vladimir Putin

Pse Rusia?

Kim Jong Un e ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë në pushtet edhe për disa dekada të tjera. Ai ka treguar tashmë se mund të jetë një negociator i pamëshirshëm, pasi vrau gjysmë-vëllain e tij. Ai ka kuptuar se reformat ekonomike janë e vetmja mënyrë për të siguruar standarde më të larta jetese për njerëzit e tij të varfër dhe duket se i ka hedhur sytë nga Rusia për bashkëpunim ekonomik.

Edhe pse SHBA-ja mund të ishte një aleat shumë më efektiv në këtë drejtim, Jong Un ai gjithashtu e di se kjo është një rrugë e rrezikshme, sepse hapja e dyerve të Koresë së Veriut do të sigurojë qasje në informacion dhe do të zbulonte gënjeshtrat e regjimit, duke çuar kështu në protesta masive.

Me raketat në dorë dhe me mijëra armë që mund të godasin Seulin, udhëheqësi i Koresë së Veriut mund të përdorte aftësitë e tij ushtare për të lidhur një lak rreth SHBA-së dhe Koresë së Jugut për vitet që do të vijnë. Ai e di se një pushtim do të ishte jashtëzakonisht i kushtueshëm për të dy kundërshtarët e tij dhe se më një aleat si Rusia, mund të sfidojë dhe provokojë vazhdimisht SHBA-në.

 

Më Shumë