Ka ndodhur

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, sekuestrohet një iPhone

Gazeta Si – Një telefon i tipit iPhone së bshku me karikuesin dhe fishën lidhëse të improviuar, është gjetur dhe sekuestruar në burgun e Durrësit pas kontrolleve të befasishme në këtë institucion.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, njoftoi se gjatë kontrollit të ushtruar në godinën “B”, u konstatua dhe sekuestrua një aparat celular tip iPhone, së bashku me karikues dhe fishë lidhëse të improvizuar.

“Lidhur me rastin janë kryer veprimet procedurale përkatëse dhe është mbajtur procesverbal për bllokimin dhe sekuestrimin e sendeve të ndaluara”, thuhet në njoftim.

Strukturat e specializuara të SHKBB, në koordinim me SPAK dhe BKH, po vijojnë hetimet dhe procedurat e mëtejshme sipas ligjit, por ende nuk është bërë e ditur se kujt i përkiste ky telefon.

1 maj 2026, Burgjet njoftuan se zbuluan në qelitë e burgut të Durrësit dhe Rrogozhinës 4 celularë në qelitë e të paraburgosurve.

Sipas njoftimit zyrtar, njëri prej tyre u gjet në qelinë e të paraburgosurit me inicialet B.G., ndërsa dy të tjerët së bashku me një palë kufje u konstatuan në ambientet e burgut, por ende nuk dihet se kujt i përkasin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë