Keshilla

Kontakt “i ngushtë”, kush e gjen veten në këto rregulla, ka risk për koronavirus

Opinioni publik mbeti i shtangur kur Angela Merkel i tha popullit të saj se 70% e gjermanëve mund të infektohet nga koronavirusi. E thënë nga ajo, pak kush e vuri në dyshim të vërtetën e hidhur, që deri atëherë liderë të tjerë botërore e kishin shmangur me dredhi.

Deklarata e saj u komentua si indicie serioze jo vetëm mbi atë c’ka e pret Gjermaninë dhe krejt Europën, por edhe si nevojë për ta parë ftohtë rrezikun e lartë të përhapjes së koronavirusit.

Sepse edhe mundësia për të marrë COVID-19 duket të jetë më e madhe nga sa mendohet.

Mjafton të hulumtosh mbi rrugën kryesore se si merret koronavirusi, “kontakt i ngushtë” për të kuptuar dicka më shumë rreth këtij virusi.

Qendra Europiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ka dhënë përkufizimin e saj zyrtar se cfarë kuptohet me kontakt i ngushtë.

Do të thotë një person që jeton në të njëjtën shtëpi me një person që ka COVID-19; Një person që ka pasur kontakt fizik direkt me një person me koronavirus (përshembull shtrëngim duarsh); Një person që ka pasur kontakt direkt jo të mbrojtur nga sekrecionet e një personi me virus (përshembull ka prekur facoletat e tij); Një person që ka pasur kontakt direkt me të sëmurin duke u puthur faqe më faqe; Ka pasur distancë më të vogël se dy metra me personin e prekur dhe ka zgjatur më shumë se 15 minuta; Një person që është gjendur në një ambient të mbylllur (përshembull në një sallë mbledhjesh, konferencash apo sallë pritje në spital) me një person me COVID -19 për të paktën 15 minuta në një distancë më të vogël se dy metra; Një person që ka udhëtuar në avion dy vende ngjitur me personin e infektuar në cfarëdolloj drejtimi.

Nisur nga sa më sipër, sot po i mëshohet faktit që të evitohen daljet përjashta përvecse për arsye thelbësore, qëndrimi në shtëpi, higjena respiratore (kur teshtini, përdorni bërrylin apo shami), larja shpesh e duarve me ujë dhe sapun ose pastrimi i tyre duke i fërkuar me pastrues me bazë alkooli të paktën 60%, evitimi i përqafimeve dhe shtrëngimit të duarve, mbajtja e kontaktit me njerëzit të paktën një metër larg, mos prekja e hundës, gojës dhe syve me duar të palara, pastrimi i sipërfaqeve me desifektues me bazë klori apo alkool. Si dhe, një këshillë thelbësore që vjen nga qendra evropiane është mos blerja e ilaceve antivirale, antibiotikë nëse nuk janë të shoqëruar më recetë mjeku.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë