Menaxhim

Konkurrenca gjobit me 5mln lekë Gega Oil: Nuk njoftoi brenda afatit bashkimin me Genklaudis SHA

Nga Gazeta 'Si' - Komisioni i Konkurrencës ka gjobitur me 5 milionë lekë kompaninë e shitjes së karburanteve Gega Oil.

Konkurrenca bën me dije se gjoba iu vendos pasi kompania nuk ka njoftuar autoritetet përgjegjëse brenda afatit kohor për një vendim operacional të ndërmarrë siç ishte bashkimi i saj me kompaninë tjetër Genklaudis SHA.

Ky veprim i bërë nga kompania shihet problematik në kuadër të konkurrencës së ndershme në treg pasi kompanitë kanë marrëdhënie ndërvarësie me njëra-tjetrën pasi njëra operon në tregun e shitjes me pakicë dhe tjera në tregun e shitjes me shumicë të karburanteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë