Ne rrjet

Kongresisti Engel: Zvarritja në formimin e qeverisë, minon Kosovën

Kongresisti amerikan, Eliot Engel bëri thirrje që krijohet sa më parë qeveria e re e Kosovës. Duke komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë ai u shpreh se sa më tepër të zvarritet formimi i qeverisë, armiqtë e Kosovës e kanë më të lehte të minojnë mbarëvajtjen e Kosovës.
Deklaratat kongresisti Engel i bëri gjatë një takimi me komunitetin shqiptar në Bronks, për të cilin u shpreh se “janë shembulli më i mirë i realizimit të ëndrrës amerikane”.
Engel u bëri thirrje edhe vendeve që nuk e kanë njohur ende Kosovën që ta bëjnë këtë.
“Sa më tepër që të zvarritet formimi i qeverisë, armiqtë e Kosovës e kanë më të lehtë të minojnë mbarëvajtjen e Kosovës. Rri me shpresë dhe pres që partitë fituese të formojnë koalicionin sa më shpejt, të tregojnë që Kosovë është shtet demokratik”, shtoi Engel.

Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Ndërkohë në Prishtinë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës zhvillojnë sot takimin e tyre të radhës, në përpjekje për të arritur një marrëveshje koalicioni për të ndërtuar Qeverinë e re. Takimin e sotëm e konfirmoi një ditë më parë edhe Nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca në komunikimin e tij për mediet. Ai theksoi se takimi do të vazhdojë nga aty ku e lanë të shtunën mbrëma. / RTV21


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë