Lajme

Konfirmohet në detyrë kryetari i Apelit të Gjirokastrës, Dritan Banushi

Është konfirmuar në detyrë kryetari i Gjykatës së Apelit në Gjirokastër, Dritan Banushi.

KPK ka konstatuar disa probleme për Banushin, por kryetari i Gjykatës së Apelit i ka kundërshtuar gjetjet e KPK-së për sa i përket pasurisë, duke dhënë shpjegime për pronat e paluajtshme, vërtetësinë e deklarimeve për personat e lidhur dhe duke paraqitur një analizë financiare të përpiluar nga një ekspert i jashtëm për të hedhur poshtë bilancin negativ të KPK-së.

Kryetari i Gjykatës së Apelit Gjirokastër, Dritan Banushi u përball të hënën më 27 janar me procesin e vettingut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK.

Dritan Banushi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe përgjatë gati tri dekadave ka punuar si gjyqtar i Shkallës së Parë dhe Apelit Gjirokastër.

Në vitin 2014 ai është emëruar si kryetar i Gjykatës së Apelit Gjirokastër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë