Lajme

Konfirmohet në detyrë gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Iliriana Olldashi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Iliriana Olldashi.
Gjyqtarja e Krimeve të Rënda ka rezultuar pa probleme në të tria kriteret e vlerësimit.
Trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko kryesuese, Xhensila Pine relatore dhe Etleda Çiftja anëtare, ka vendosur konfirmimin e saj në detyrë.
Ajo u përball më 2 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ku ishte i pranishëm edhe Ferdinando Buatier, në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar.
Iliriana Olldashi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si gjyqtare në Gjykatën e Fierit. Në vitin 2005, ajo është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë, detyrë të cilën e kryen edhe aktualisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë