Rend dhe Ligj

Konfirmohet në detyrë gjyqtari i Apelit, Genti Shala

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, Genti Shala.

Trupa gjykuese përbëhej nga Brunilda Bekteshi, Olsi Komici, Firdes Shuli, të cilët pasi analizuan provat dhe faktet për ligjshmërinë e pasurisë, kriterin etik dhe profesional, vendosën konfirmimin e tij në detyrë.

Shala e ka filluar karrierën e tij si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër në vitin 1999, pasi kishte shërbyer prej vitit 1995 në këtë gjykatë si ndihmësgjyqtar. Në vitin 2006 ai është emëruar anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, post që e ka mbajtur deri në vitin 2008. Në vitin 2010, Shala është emëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë, funksion që e vazhdon aktualisht.

Komisioni e vlerësoi pozitivisht gjyqtarin Shala për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë