Ne rrjet

Konfirmohen 3 deputetë shqiptarë në parlamentin e Serbisë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të martën zyrtar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Serbi, duke konfirmuar rezultatin historike se shqiptarët kanë marrë për herë të parë tre deputetë.

Përveç dominimit (me 60.65% të votave të përgjithshme) të koalicionit të udhëhequr nga Partia Progresive Serbe e Presidentit Aleksandër Vuçiç, KQZ ka zyrtarizuar se për Koalicioni Alternativa Shqiptare ka marrë tre vende parlamentare, një arritje e jashtëzakonshme për shqiptarët e Luginës.

Bashkimi i partive shqiptare të Luginës së Preshevës në një koalicion parazgjedhor u udhëhoq nga Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj dhe u nënshkrua në Tiranë në mes të janarit nga Partia për Veprim Demokratik, nga Alternativa për Ndryshim, nga Lëvizja Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare dhe Lëvizjes për Progres Demokratik.

Partia Demokratike Shqiptare ishte e vetmja që bojkotoi koalicionin, duke argumentuar se shqiptarët e Preshevës duhet të bashkohen me ata të Kosovës ose Shqipërisë.

"Serbia kurrë nuk ka qenë e gatshme të dëgjojë zërin e qytetarëve shqiptarë ", tha lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa pas zgjedhjeve.

Në Serbi jetojnë më shumë se 60,000 qytetarë shqiptarë, të vendosur kryesisht në zonën e Luginës së Preshevës në 3 komuna. Shqiptarët përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë (89.1% në Preshevë dhe 54.69% në Bujanovac). Përveç kësaj, ekziston një komunitet i vogël shqiptar në rrafshnaltën Pester që jeton në fshatra si Boroštica, Dolice dhe Ugao.

Në fillim të viteve 2000, pasi shqiptarët e Preshevës kishin kërkuar bashkimin me Kosovën, filluan një luftë të armatosur me qeverinë serbe, duke kërkuar zhvillimin socialo-ekonomik dhe integrimin e këtyre komunave. U krijua një organ koordinues me një rol ndërmjetësues midis komunave me shumicë shqiptare dhe qeverisë së Serbisë. Sidoqoftë, rajoni mbetet ende ndër më të varfrit në Serbi sot për sot.

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë