Biznes

Konfindustria: Fasha e energjisë të vendoset 1.200 KWh

Nga Gazeta 'SI' - Konfederata e Industrive në Shqipëri, i ka kërkuar qeverisë të rishikojë përsëri kufirin e fashës së 800KWh dhe ta vendosë atë në 1.200 KWh.

Sipas Konfindustrias, fasha e 800 kilovatorëve, prek 13-20% të familjeve në çdo sezon, rreth 90-130 mijë familjeve.

LEXO EDHE:
- Balluku: Fasha e konsumit mund të vendoset 800 kwh. Çmimi do të jetë më i lartë, por jo sa i tregut
- Eksperti: Fasha e energjisë do të ulë konsumin dhe do të shmangë kufizimet
- Energjia mbi 800 kWh do të paguhet me 42 lekë

“Pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare sidomos në zonat urbane ngrohjen gjatë muajve të dimrit e kanë mbështetur kryesisht te energjia elektrike. Goditje më të fortë do të marrin buxhetet e familjeve me të ardhura të mesme. Njëkohësisht do të preken edhe më tej familjeve me të ardhura të ulta dhe shtresat në nevojë. Ndikimi i buxheteve familjare do të përcillet me pasoja të rënda shtesë te konsumi, bizneset dhe ekonomia kombëtare”, -shkruhet në reagimin e Konfindustrias.

Sipas shoqatës së Industrive,  problematika është tek varësia e kushteve të motit dhe keqmenaxhimit të sistemit, pasi Shqipëria ka kapacitete të instaluara të prodhimit të energjisë elektrike më të mëdha sesa konsumi

“Në vitin 2021 Shqipëria prodhoi 6.5% më shumë energji elektrike sesa nevojat e saj. Shumë pak është bërë në shtimin e shfrytëzimit të prodhimit të energjisë nga burimet diellore, të erës, etj”,- shkruhet në reagim.

Ndërkohë, pak ditë më parë, kreu i Konfindustria, Gjergji Buxhuku, mbajti të njëjtin qëndrim përballë kryeministrit të vendit, Edi Rama, duke thënë se nëse do të menaxhohej kriza, ajo do të ishte e përballueshme dhe Shqipëria tani mund të ishte një vend eksportues i energjisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë