Treg

Energjia mbi 800 kWh do të paguhet me 42 lekë

Gazeta Si - “Familjet që harxhojnë më shumë se 800 kWh do ta paguajnë energjinë me çmimin e tregut pa përfituar nga mbrojtja”, tha kryeministri Rama gjatë prezantimit të masave për krizën e energjisë.

Sipas Ramës, konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla do vijojnë të mbrohen nga rritja e çmimit të energjisë.

“Kjo është arsyeja themelore pse kemi inflacionin më të ulët në rajon. Edhe më të arsyeshëm se në të gjithë eurozonën. Do sillte në zinxhirë rritjen e çmimeve të tjera. Ka një “POR” shumë të madhe. Se kemi mbi 90% konsumatorë familjarë që konsumojnë më pak se 800 kilovator. Dhe kemi një numër tjetër pra rreth 6-7% që konsumojnë më shumë se 800 kilovat. Bëhet fjalë për persona me vila, pishina, ndriçim dekorativ. Mendojmë se ka ardhur koha se nuk mund të paguaj më buxheti dhe taksat e zakonshme. Çdo kilovat mbi 800 do paguhet me çmimin e tregut”, tha Rama.

Ai theksoi se aktualisht qeveria nuk ka asnjë plan për kufizim me orare të energjisë elektrike.

"Nuk kemi plan shkurtimesh dhe detyrimesh apo penalitetesh por kjo nuk do të thotë që Shqipëria nuk ka nevojë për të kursyer energjinë elektrike dhe ata që vazhdojnë duke thënë se jemi ndryshe nga e gjithë bota, se ne nuk kemi pse vrasim mendjen. Nëse kjo qeveri e poshtër nuk do përdorte lekët që flet energjinë për gjëra të tjera, po flasin pa kuptim”, u shpreh Rama.

Për periudhën tetor-dhjetor çmimi i energjisë do jetë 42 lekë kilovati për ata që shpenzojnë mbi 800 kilovat.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë