Drejtuesve aktualë të Bashkisë së Shkodrës u është kërkuar dorëheqja dhe më pas zëvendësimi, sipas një komisioni qytetar, të paktën siç deklaroi kryetarja e këshillit të ri bashkiak të këtij qyteti, Brisela Kadia në përfundim të një takimi që ka patur me Kryeministrin Edi Rama.
“Të gjithë drejtorëve të Bashkisë së Shkodrës iu komunikua se duhet të japin dorëheqjen”, deklaroi Kadia.
Kadia nuk përcaktoi nëse dorëheqjen duhet të jepnin edhe drejtoret gra, për të cilat Kryeministri Edi Rama ka kërkuar, të paktën publikisht që të mos preken.
“Vendet do të plotësohen nga persona që do jenë brenda këtyre institucioneve. Do ngrihet një komision qytetar për të përcaktuar zëvendësuesit. Prioritet do kenë gratë për të qenë drejtuese të këtyre institucioneve”, vijoi Kadia.
Kadia foli për mediat në përfundim të një takimi që Kryeministri Edi Rama ka patur me drejtuesit politikë të Qarkut të Shkodrës. Ky takim është zhvilluar para nisjes së mbledhjes së Kryesisë së partisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.