Mendim

PE nuk miraton hungarezin Oliver Varhelyi si Komisioner të Zgjerimit

Oliver Varhelyi, kandidat për Komisioner për Zgjerim Evropian nuk e ka kaluar testin ne komisionin e jashtëm të Parlamentit Europian. Pas një seance dëgjimore që ka zgjatur tre orë eurodeputetët e kanë bllokuar kandidaturën e Várhelyi, sepse nuk janë bindur ata.

Eurodeputetët nuk pranuan të japin miratimin e kandidatit hungarez për t’u bashkuar me ekipin më të lartë të Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Në vend të kësaj ata i kërkojnë diplomatit për t’iu përgjigjur pyetjeve shtesë me shkrim.

Kandidati hungarez për të pasuar Johannes Hanh si Komisioneri i ri i Zgjerimit ka folur gjate përpara Parlamentit Europian për vizionin e tij për Ballkanin Perëndimor, duke premtuar hapjen e negociatave me Shqipërinë brenda muajve të ardhshëm.

Hungaria emëroi si kandidat ambasadorin e saj në BE, Olivér Várhelyi, pasi Parlamenti Europian bllokoi paraardhësin e tij, László Trócsányi për shkak të konfliktit të interesit. Hungaria është treguar e vendosur të marrë portofolin e zgjerimit, pavarësisht presionit të disa prej vendeve anëtare.

Premtimi i tij i parë si Komisioner i ardhshëm i Zgjerimit ishte hapja e negociatave brendame Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ballkani Perëndimor ka një perspektivë të qartë për pranimit në BE dhe detyra jonë është ta mbështesim”, u tha Varhelyi eurodeputetëve. Unë do të punoj për hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur sepse të dyja vende i kanë përmbushur kërkesat tona. BE duhet të jetë e gatshme të pranojë rajonin, dhe reformat e brendshme mund të shkojnë paralel me zgjerimin e Bashkimit,” shtoi ai.

I pyetur nga Eurodeputeti i Rinovuar, Ilhan Kyuchyuk, si synon të bindë Këshillin Evropian për të hapur bisedimet me Shkupin dhe Tiranën, Varhelyi tha se ai dëshiron që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të fillojnë bisedimet e pranimit përpara samitit të Ballkanit Perëndimor në Zagreb në maj.

Varhelyi theksoi gjithashtu se ai do të duhet të punojë për shqetësimet që janë ngritur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kryesisht të lidhura me pretendimet për azilin dhe korrupsionin. Ai tha se do të adresojë këto shqetësime për të zbutur procesin në dy muajt e ardhshëm.

Duke komentuar mundësinë e një metodologjie të re të mundshme në bisedimet e pranimit, kandidati hungarez theksoi se nuk ishte e nevojshme të ndryshohet korniza e përgjithshme e bisedimeve.

Olivér Várhelyi,

Duke sulmuar Presidentin francez Emmanuel Macron, Varhelyi kujtoi përvjetorin e Rënies së Murit të Berlinit, duke thënë se sot të gjithë e dinë se ajo ka qenë në interesin e përgjithshëm europian, ehde pse shumë zyrtarë kishin paralajmëruar për rreziqe, por “historia iprovoi se i kishin gabim.”

I pyetur se kur mund të bëhej Ballkani Perëndimor pjesë e BE-së, Varhelyi tha se pas pesë vjetësh, në përfundim të mandatit të tij, “Ballkani Perëndimor do të ishte shumë më i zhvilluar, marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte nënshkruar, negociata e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të kenë përparuar më ritme të shpejtë dhe Serbia do të jetë gati të anëtarësohet në BE”.

Ai pranoi se, tani për tani, kjo është “vetëm një ëndërr”, por u tha eurodeputetëve se “nëse nuk kemi ambicie, nuk do të kemi as arritje”.

Kandidati hungarez deklaroi po ashtu se me Shefin e Politikës së Jashtme të BE-së Joseph Borrell, do të punojë për të rinisur dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit në vitin 2020.

Megjithëse ofron komente të pakta për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor (pa përmendur Malin e Zi,), kur iu referua perspektivave të pranimit të Bosnjës, Varhelyi paralajmëroi se “nuk mund të bëhet një vend kandidat derisa t’i zbatojë disa reforma”.

I pyetur se çfarë provash mund të japë që kriteret e Kopenhagës nuk do të zëvendësohen me “kriteret e Budapestit”, Komisioneri i ardhshëm deklaroi se ai nuk do të funksionojë pa marrëveshje unanime të të gjitha vendeve anëtare të BE-së.

“Si Komisioner, unë do të përfaqësoj BE dhe jo vendin tim. Unë do të ndjek linjën e BE-së, dhe vetëm linjën e BE-së. Kemi kritere të qarta, të cilat duhet të arrihen në Ballkanin Perëndimor. Unë nuk kam ndërmend të ndryshoj kriteret, por të punoj më intensivisht për arritjen e tyre. Nuk do të pranoj asnjë ndërhyrje në portofolin tim nga asnjë qeveri “, tha ai.

Në fushën e sigurisë në angazhimin me ato vende, Varhelyi foli për “përgjegjësinë e veçantë” të BE-së ndaj Ukrainës dhe tha se vendit i duhet mbështetje për të rifituar kontrollin e plotë mbi territorin e saj.

I pyetur në lidhje me marrëdhëniet e BE-së me Turqinë, Varhelyi tha se BE-ja duhet të rivlerësojë negociatat pasi procesi “tashmë është në bllokadë”, por paralajmëroi se ndërprerja e negociatave është një veprim i rëndë që nuk mund të vendoset nga një Komisioner por shtetet anëtare.

“Ne nuk duhet të harrojmë se Turqia është aleati i dytë më i madh i NATO-s,” shtoi ai, duke thënë se një vendim i tillë themelor do të kërkonte “marrjen në konsideratë të të gjithë faktorëve”.

 

Më Shumë