Keshilla

Kohë të Covid-19, gabimi që bëjmë me celularin, si duhet pastruar ai…

Në ditët e Covid-19, gjithcka që preket rekomandohet që të pastrohet dhe mbi të gjitha të lahen duart me sapun të paktën 20 minuta. Kujtojmë se dimë gjithcka rreth sipërfaqes që na rrethon dhe kujdesit në parim që duhet të kemi. Por ajo që na shpëton jo pak nga vëmendja dhe kujdesi i ditës është pikërisht celulari, mjeti që kemi më shumë se çdo gjë tjetër nëpër duar.

Nga studimet e fundit që janë bërë kryesisht mbi celularët e adoleshentëve është vërejtur se sipërfaqet e tyre janë bartës të një numri të madh bakteresh, virusesh dhe patogjenesh. 

Ende nuk ka një përcaktim të saktë se sa zgjat virusi në sipërfaqe qoftë edhe në telefon, por e sigurtë është se ajo mund të zgjasë disa orë deri në disa ditë. Virusi preferon kryesisht sipërfaqe të forta dhe të sheshta, që do të thotë se askush nuk mund të jetë imun ndaj përhapjes së Covid-19.

Në rutinën e ditës, që këto kohë e kemi më bollëk, na qëllon që celularin ta pastrojmë me çdo gjë që mund të na dalë përpara, desifektues, facoleta anti-bakteriale madje edhe spray anti-bakterial. Sa kohë pastrojmë duart, pse jo edhe celularin. Por jo. Kjo është rruga e gabuar, dhe këtë e thonë disa rekomandime të fundit të Apple, sipas së cilës sugjerohet një fshirje e butë e celularit me një produkt me 70% alkool (isopropyl alcohol) duke e lënë pak sekonda sa të thahet. Apple nuk rekomandon që për pastrimin e telefonit të përdorni pastrues spray ose produkte pastrimi të rënda. Jo zbardhues dhe as aerosol. Dhe mos e njomni telefonin me asnjë lloj likuidi apo anti-bakteriali. Rekomandohet gjithashtu të përdoren sa më shumë kufjet apo Bluetooth për të bërë telefonatat me qëllim që të mbani sa më larg telefonin nga fytyra.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë