Trend

Koha për të ndryshuar tapiceritë e mjeteve të transportit publik

Duke marrë parasysh se hipim në shumë automjete publike si  makina, autobuza e trena, rrallëherë mbetemi me përshtypje pozitive për tapicerinë e ndenjësve të tyre. Ne mund të themi me siguri se ka trëndafila me ngjyrë të kuqe, vjollcë dhe blu, gjithashtu mund të themi se tapiceritë dhe ndenjëset e transportit publik janë një “neveritje” grafike shumëvjeçare.

A është kjo një ndërthurje ngjyrash që ne e durojmë?

Përgjigja është e çuditshme dhe aq e komplikuar sa të shkosh në Aeroportin "La Guardia" me transport publik. Ne kërkojmë shumë pëlhurë transporti, e cila në të njëjtën kohë duhet të jetë e qëndrueshme, të jetë e lehtë për t’u pastruar dhe duhet të jetë  në gjendje që t'i rezistojë ose të “maskojë” njollat aksidentale dhe vandaliste.

“Karabina” është copa e famshme e shumicës së tapicerisë së transporteve publike në të gjithë botën. “Transporti në të gjitha vendet ka pasur  historikisht një pëlhurë prej leshi," thotë Harriet Wallace Jones bashkëthemeluesja e Wallace Sewell  (studio dizajni në Mbretërinë e Bashkuar.) “Ngjyra është e ndezur dhe pëlhura është shumë e qëndrueshme. Ajo krijohet nga ndërthurja e fijeve të shumta të leshit në mënyrë që të jetë më e fortë,” shton ajo.

Të gjithë ekspertët e pëlhurave thonë se i plotëson standardet e sigurisë dhe mund të pastrohet rregullisht. Kur shikojmë tapiceritë, shumë prej nesh mendojnë se janë një ndërthurje e kotë ngjyrash, por najloni krijon një cilësi të lartë të tapicerisë, gjithashtu edhe një ndjesi të butë kur e prek.

AW711W Empty seats on a London Underground Tube Train.

“Disa kompani të transportit publik zgjedhin logot e tyre si zbukurim,” thotë artistja Menja Stevenson nga Shtutgarti, e cila është marrë gjatë me studimin e tapicerisë së transportit. “Ata e përsërisin atë pëlhurë shumë herë dhe në shumicën e rasteve ajo duket e dizajnuar mirë, por herë të tjera ata kombinojnë ngjyrën e zezë, të kuqe dhe të verdhë, më pas i shtojnë logon e tyre,  ngjyrë të gjelbër neoni në krye. Kjo është krejtësisht e shëmtuar, apo jo?

Moda është e ndryshueshme

Ashtu si çdo mall tjetër i projektuar me artistë të mëdhenj dhe stilistë të tekstilit, që luftojnë karikaturat e ardhshme klasike, edhe pëlhurat e transportit ndjekin modën. Por kur  tendencat e mëdha të modës janë shumë të nënvlerësuara, po ashtu është edhe dizenjimi i mbështetëses në autobuzët tuaj.

Pjesa më e madhe e reputacionit të tmerrshëm të këtyre tekstileve duket se është rrënjosur që në vitin 1980 kur agjencitë e transportit publik vendosën të ndjekin një prirje të re. Për një kohë pëlhura kishte me një model shumë të keq. Gjatë viteve '90, tapiceritë ishin të dizenjuara me ngjyra të ndritshme kafe dhe portokalli dhe projektuesit e kuptuan se këto modele ishin të shëmtuara dhe i zëvendësuan. Problemi është se trendet e modës nuk zgjasin aq sa jeta e tapicerive të transportit, të cilat mund të zgjasin një dekadë apo më shumë.

Psikologjia e gjithçkaje

"Për shumë vite më duhej të merrja autobusin për në akademi, ku studioja mbi artin. Një model i tillë, si shumë gjëra të përditshme, fiksohet në kujtesën tonë në mënyrë të pandërgjegjshme pa u perceptuar në të vërtetë,” thotë artistja Menja Stevenson . "Nëpërmjet projektit tim, pasagjeri bëhet i vetëdijshëm për pëlhurën e tapicerisë se transportit,” shton ajo.

Për projektin e saj "Bustour" të vitit 2008, Stevenson u vesh me rroba të krijuara nga pëlhurat e transportit. Me anë të rrobave të saj, ajo u kamuflua si autobusi i linjës, me të cilin udhëtonte çdo ditë për në akademi. "Kjo është ajo që kisha në mendje. A e durojnë dot njerëzit  një veshje të shëmtuar? Doja ta zbuloja," thotë ajo.

"Këto pëlhura thonë shumë për perceptimin dhe ndërgjegjësimin. Shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për shumë gjëra. Nëse mendoni se njerëzit e pranojnë këtë shëmti të pëlhurave, ndërtesave, hapësirave publike, atëherë ndoshta jeni gabim, ata nuk janë të vetëdijshëm për këtë. Nga ana tjetër, njerëzit që janë përgjegjës për hartimin e gjërave të tilla duhet të rrisin ndërgjegjësimin e tyre.

Të heqësh dorë

Standardi me të cilin gjykohen të gjitha pëlhurat e transportit është sistemi i transportit në Londër. "Ata gjithmonë kanë dizajnuar pëlhura të veçanta për çdo sedilje ose linjë të autobusëve,” thotë Wallace-Jones. "TFL krenohet me dizajn të mirë, qoftë në grafikë, produkt, inxhinieri apo tapiceri, që e bën atë plotësisht unik, duke përqafuar çdo aspekt të sistemit të transportit dhe duke adaptuar një estetikë unike të dizajnit," thotë ajo.

Tapiceritë e mjeteve të transporteve në Londër janë kaq të njohura; aq sa modelet moderne por edhe ato historike janë në dispozicion për blerje cilido shtet i interesuar. Megjithëse mund të duket e pamundur që të marrim shembull një vend që nuk e ka prioritet transportin, duhet të kujtojmë se britanikët janë të pashpjegueshëm për dizajnin e mjeteve të transportit. Duke parë galerinë e këtij artikulli shohim qartë ndikimin e lëvizjeve të tilla artistike si “Bauhaus”, “Art Deco”, “Op Art” dhe “Baggyz”.

Përvoja e Stevenson tregon se bota ka një vetëdije të re për dizajnin e mirë. Ne jemi të sigurt se një ditë do të shohim përsëri këto pëlhura të transportit si klasike dhe do të kërkojmë që t'i rikthejmë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë