Politike

Kodi i ri zgjedhor, kapitull i mbyllur. Balla: Është model!

Kodi i ri Zgjedhor, si pasojë e ndryshimeve kushtetuese të 30 Korrikut, mund të konsiderohet kapitull i mbyllur.

Përmbajtja e Kodit pritet të kalojë nesër në seancë pa ndryshime, përmes një raportimi të thjeshtë, me të vetmin dallim se me sa vota do të rrëzohet dekreti i Metës.

Sepse kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla e tha qartë qëndrimin edhe pas përgjigjes së dytë të Venecias (që u shkon për shtat) se nuk mund ta fusë në proçedurë të përshpejtuar shqyrtimin e Kodit.

“... Ne do ta dëgjojmë pa dyshim, gjithmonë e kemi dëgjuar, por Venecia ka refuzuar kërkesën e presidentit për një procedurë urgjente, e ka futur në seancë normale.

Kemi pasur një rast të Kuvendit që ka pranuar. Kjo është domethënëse. Mbetemi të hapur, por duke përllogaritur se çdo ditë që kalon është një kohë e humbur, ligji zgjedhor duhet të kishte hyrë në fuqi.

Presidenti mori më shumë se një muaj me pa të drejtë kohë. Kodi është një ligj zgjedhor model, i marrë fjalë për fjalë nga vende anëtare të BE.

Kodi do të hyjë në fuqi dhe më pas do të kemi mundësi që përgjatë një procesi të adresohet edhe opinioni Venecias përtej 25 prillit. Shqipërisë i duhet Kodi Zgjedhor në fuqi në mënyrë që institucionet përgjegjëse të bëjnë përgatitjet”, tha Balla në një dalje për mediat.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë