Para

KLSH: Dëmet ekonomike nga institucionet mbi 100 mld lekë. Tatimet pjesën më të madhe

Nga Gazeta ‘SI’ - Për periudhën janar-shtator 2022, KLSH ka raportuar se institucionet shtetërore kanë krijuar një dëm ekonomik prej 47 mld lekësh, nga të cilat 44.9 mld vijnë nga drejtoria e Tatimeve.

Sipas buletinit të Kontrollit të Lartë të Shtetit ky është dëm pasojë e shkeljes së disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave.

Ndërkohë për të njëjtën periudhë KLSH ka evidentuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave, shpenzimeve dhe në përdorimin e fondeve publike në vlerën totale 74 miliardë lekë nga të cilat, 10 mld lekë e konstatuar në ALBPETROL sha, në fushën e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore dhe 32.8 mld lekë, “keqmenaxhim fondesh apo shpenzime të kryera pa eficiencë”, në Drejtorinë e Përgjithshme të Thesarit dhe Drejtorinë e Borxhit Publik në Ministrinë e Financave.

Në total , për periudhën janar shtator 2022, në përfundim të 120 auditimeve të kryera, KLSH ka dhënë opinione për 97 prej tyre , nga të cilat 26 opinione financiare për auditimet financiare, 315 opinione përputhshmërie për auditimet e përputhshmërisë dhe 40 janë opinione financiare dhe përputhshmërie.

 KLSH ka dhënë në total 3.833 rekomandime, nga të cilat, pjesa më  e Madhe janë masa organizative dhe disipline.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë