Menaxhim

KLSH: Agjencia e Prokurimeve s’ka informacione për koncesionet, as staf të trajnuar dhe as arkiva

Nga Gazeta 'SI'- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar rezultatet e auditit në Agjencinë e Prokurimeve Publike dhe ka hasur disa ngërçe.

KLSH thotë se APP, si përgjegjëse për monitorimin administrativ të kontratave koncesionare, nuk ka kryer asnjë hetim përgjatë periudhës 2021-2022 dhe as nuk ka marrë informacione nga ATRAKO, Agjencia e Koncesioneve.

Gjatë kësaj periudhe është nënshkruara kontrata koncesionare e Aeroportit të Vlorës. KLSH kërkon që APP të marrë sa më parë informacione nga ATRAKO dhe të përzgjedhë kontratat që do të hetojë.

Auditi gjen se tek Prokurimet nuk ka staf të trajnuar për procedurat koncesionare.

“Grupi i Auditimit konstatoi se: Struktura e Sektorit të Verifikimit të Procedurave të Koncesioneve/PPP, është e paplotësuar për arsye të një pozicioni vakant “Inspektor”, si dhe nuk ka një plan trajnimi për stafin, lidhur me procedurat koncesionare. ...rezultoi se nuk ka një kërkesë zyrtare të APP-së drejtuar institucioneve përgjegjëse, për nevojat që ka për trajnim të stafit të saj, lidhur me procedurat koncesionare”, shkruhet në raportin e KLSH-së.

Një tjetër gjetje shqetësuese e Kontrollit të Shtetit është fakti se APP nuk ka inventarizuar dhe nuk ka arkivuar dosjet e prokurimeve 2021-2023, duke sjellë kështu parregullsi në administrimin e dokumentacionit të tenderit


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë