Lajme

KLP cakton drejtuesit e përkohshëm të Gjykatave

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar gjyqtarët e përkohshëm të Gjykatave të Apelit në disa qarqe dhe të Gjykatave të Shkallës së Parë në disa qarqe të tjera.

Me 11 vota po është caktuar Brahim Dragjoshi në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.

11 vota pro është caktuar Albert Murçaj si drejtues në pozicionin e Drejtuesit të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Lorenc Mërkuri është caktuar në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

Erion Çela si drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Ludovik Doda në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Lazër Çardaku është caktuar prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.

Ndërsa Afërdita Ndoi është caktuar prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Durrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë