Gjatë verës, Xherdan Shaqiri shkoi si një përforcim i rëndësishëm te Liverpool në merkato, që do të ishte aty gjithmonë gati për të zëvendësuar Salah apo Sadio Mane. Por aventura në “Anfield Road” për sulmuesin me origjinë shqiptare nuk po duket të jetë aq e thjeshtë.
Ditën e mërkurë skuadra e tij u mund në shtëpi, nga Chelsea me rezultatin 1-2 dhe ai ishte për të gjithë ndeshjen titullar. Përmbysja që kanë bërë londinezët në Liverpool, nuk i ka pëlqyer aspak Jurgen Klop, i cili në fund të ndeshjes është parë duke kritikuar veçmas Shaqirin. Sipas Daily Mail, nga Xherdan Shaqiri kërkohej më shumë në këtë ndeshje, ku Liverpool kaloi i pari në avantazh, por më pas pësoi dy gola të shpejtë nga “blutë” e Londrës.
Sipas medieve britanike, Klop i ka thënë Shaqirit se në një rast në pjesën e dytë duhet ta kishte vonuar më shumë një goditje dënimi, në vend që ti’a dorëzonte topin kapitenit të Liverpool, Jordan Henderson. Shaqiri luajti në këtë ndeshje të gjitha minutat, duke zënë vendin e Muhamed Salah, që me shumë gjasa do e shikojmë të zbresë në fushë kundër Chelsea në fundjavë , por këtë herë në një sfidë e vlefshme për Premier League.
“Fola për një goditje dënimi. Në donim që Salah të shkonte më shumë në anësore, që të kishte më shumë mundësi për ta marrë topin. Të gjithë lojtarët ishin bashkë. Nëse do ia kishim dalë që t’a nxirrnim Salah në një situatë një kundër një në minutën e fund, me siguri që do kishte qenë më mirë. Vetëm për këta fola, për asgjë tjetër.”- u shpreh Jurgen Klop për mediet në fund të ndeshjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.