Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), ditën e sotme ka emëruar si gjyqtarë 15 magjistratë.
Me anë të një njoftimi për mediat, Këshilli thotë se është vendosur që gjyqtari Osman Aliu, të përfitojë pagën për të gjithë kohën e pezullimit nga detyra.
Këshilli po ashtu vendosi deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak të dorëheqjes nga detyra, të tre gjyqtarëve.
KLGJ vendosi kualifikimin e dy kandidatëve për në formimin fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020, duke përmbyllur kështu procesin e hetimeve të thelluara për këta kandidat.
Gjyqtarët e emëruar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor:
1. Znj. Erlanda Agaj;
2. Z. Marko Boshku;
3. Znj. Elisabeta Gjoni;
4. Z. Klejda Çapja;
5. Z. Artur Prenga;
6. Z. Mirjan Mustafaj;
7. Znj. Kostandina Kuro;
8. Znj. Iva Zemani;
9. Znj. Enisa Shahini;
10. Znj. Ema Shaholli;
11. Z. Shkëlzen Liçaj;
12. Z. Xhevdet Lika;
13. Z. Ligoraq Toshi;
14. Z. Hazbi Balliu;
15. Z. Florin Demollari.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.