Bota

Kleriku i lartë i Luganos përfundon në burg, akuzohet për rrëmbim personi

Të premten në Lugano të Zvicrës, policia hyri në banesën e Imzot Azzolino Chiappini, ish rektor i fakultetit të teologjisë të qytetit, si dhe ish-famulltar i përgjithshëm i dioqezës së Luganos.

Akuza ndaj tij është detyrim dhe rrëmbim personi. Viktima, sipas raporteve nga gazeta “La Regione”, është një grua 48-vjeçare me kombësi finlandeze, raporton  ‘La Reppublica”.

I konsideruar si një teolog i rafinuar, 80 vjeçari Imzot Chiappini qëndroi në paraburgim të shtunën në mbrëmje, në fund të një seance të gjatë pyetjesh ndaj tij nga prokurorja Pamela Pedretti.

Në shtëpinë e klerikut, hetuesit konfiskuan një kompjuter dhe disa materiale të tjera, që konsiderohen të dobishme për hetimin.

Imzot Azzolino Chiappini është parë në rrethin e gjerë si katolik anti-konservator dhe i hapur ndaj kërkesave të shoqërisë civile.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë