Menaxhim

Nga Qeparoi e Borshi në Malësi të Madhe, KKT jep leje për ndërtimin e 10 resorteve

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejet për ndërtimin e 10 resorteve të reja dhe hoteleve, shumica e të cilave janë në rajonin e Jugut, Qeparo, Borsh, Dhërmi, Gjilekë, Sarandë, Orikum, Potam, një në Durrës dhe një në Malësi të Madhe.

Bashkë me to, KKT-ja dha përfundimisht lejen e zhvillimit për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, nga konsorciumi Mabatex construction & YDA group i cili ka fituar edhe të drejtën e koncesionit, në zonën e Akërnisë.

Ky aeroport ka një buxhet prej 103 milionë eurove dhe do të ndërtohet në dy faza për 4 vite.

Tjetër leje e miratuar është ndërtimi i Linjës 400kv Shqipëri-Maqedoni e Veriut nga OST. Ky investim do të kushtojë 70 milionë euro, 130km e gjatë dhe dy nënstacione 400 kv. Nënstacioni i Fierit do jetë edhe qendra, e cila do të akomodoje burimet më të mëdha të prodhimit të energjisë së rinovueshme nga dielli dhe era.

KKT-ja miratoi edhe lejen e zhvillimit të portit turistik Marina Vlorë dhe rikualifikimin urban të Parkut Arkeologjik Durrës. Lejet e tjera të miratuara janë për rikonstruksione objektesh dhe infrastrukture


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë