Portofol

Kinë-SHBA, nis lufta më e madhe tregtare në histori

Çelet sipari i tarifave doganore amerikane ndaj eksporteve kineze. Trump: “Mund të arrij deri në 500 miliard dollar”

Do ta mbajmë mend këtë 6 korrik si ditën në të cilën shpërtheu lufta tregtare mes SHBA-ve dhe Kinës. Në mesnatë e një minutë me orën e Uashingtonit, 6 e mëngjesit në Europë, mesditë në Pekin, hyjnë në fuqi tarifat doganore prej 25% mbi shumën 34 miliard të disa produkteve kineze dhe gjithashtu kundër-tarifat e ngjajshme mbi produktet amerikane të vendosura nga Republika Popullore. Kjo valë e parë e detyrimeve të reja amerikane godet 818 produkte të rëndësishme të Kinës, nga makinat elektrike tek prodhimet industriale dhe komponentë të tjerë makinash. Shpëtojnë nga kjo valë tarifash të reja telefonët celularë, në mënyrë që të mos dëmtohet kompania amerikane Apple, e cila mbështet linjat e saj të ‘fasonerisë’ në Kinë. Si kundërpërgjigje, Kina ka përgatitur një listë me 700 produkte, mbi të gjitha në fushën agro-ushqyese dhe të naftës bruto.

Dhe ky mund të jetë vetëm fillimi i një përshkallëzimi të situatës. Presidenti Trump gjatë natës është shprehur: “Kemi edhe 200 miliard të tjerë vlerë produktesh për të goditur dhe nëse nuk mjafton edhe 300 miliard të tjerë. Duke iu referuar të gjithë eksportit të të mirave dhe shërbimeve nga ana e Kinës drejt SHBA-ve: një vlerë prej 505 miliard dollarësh në vitin 2017. Ministeri Kinez i Tregtisë replikon: “Bulizëm ekonomik që vë në rrezik zinxhirin industrial botëror dhë rimëkëmbjen e ekonomisë globale. Administrata amerikane dëmton shumëkombëshet dhe konsumatorët e pafajshëm, përfshirë ata në SHBA.”

Në një editorial La stampa kineze shkruan: “Një taktikë prej bande kriminelësh.” Komponentë të teknologjisë së lartë të shënjestruar nga Shtëpia e Bardhë, prodhimet bujqësore të synuara nga Qyteti i Ndaluar. Por mbetet ende një luftë e çuditshme. Pekini ka refuzuar “ta lëshojë goditjen e parë”, nuk deshi të niste kundërtarifat në mesnatë. Në kalendarin e luftës tregtare të shpallur prej javësh, orari e ka favorizuar Kinën duke i dhënë mundësinë asaj të lëvizë e para: por qeveria ka urdhëruar të pritet deri në mesditë me orën lokale, mesnatë në Uashington (6 e mëngjesit në Europë). Procedurë e ngadalshme, një praktikë e pazakontë për zakonet kineze që zakonisht vlerësojnë tërheqjet në baza ditore. Një lëvizje për të treguar ngurrimin e Xi Jinping për t'u angazhuar në një konflikt tregtar me Donald Trump.

Por, Pekini e thotë qartë se do të përgjigjet dhëmbë për dhëmbë; tani për tani ka evdientuar prodhime amerikane në vlerën e 34 miliard dollarëve për ti tarifuar me  25% detyrime, lista do të zgjatet për të mira të tjera në vlerën e 16 miliard dollarëve kur Uashington do të bëjë të vërtetë deklaratën e kuotës 50 miliard. E gjitha është një listë me më shumë se 1.500 produkte. Por nëse Donald Trump do donte me të vërtetë të jetësonte kërcënimin e tij për të proceduar me një valë tjetër tarifash tek produktet me vlerë 200 miliard dollarë, Pekinit do ti duhej të ndryshonte taktikë, sepse mbizotëron një sufiçit tregtar prej 375 miliardë dollarë në vit dhe prandaj nuk mund të sillet në mënyrë të njëjtë ndaj eksporteve amerikane. Bëhet fjalë për një luftë burokratike për të ngadalësuar rrjedhën e mallrave, zhvlerësimin e jenit kinez. Uashington, që jo më kot akuzon Kinën për know-how-n amerikan (por edhe europian) në përgatitje të Planit të saj Made in China 2025 për supermacinë teknologjike, kjo godet mbi të gjitha hi-tech-un.

Pekini përgjigjet duke ndëshkuar fermerët amerikanë, të cilët votojnë përherë republikanët. Një listë produktesh me përzierje heterogjene që varion nga makinat e larjes deri tek çeliku, tek rrotat për Boeing, sojë, uiski, xhinse, salmon, ushqim të konservuar për qentë dhe macet. Drejtori i Përgjithshëm i Dell-it (shumëkombëshja amerikane e kompjuterëve dhe sistemeve kompjuterike) merr hua një term të Luftës së Ftohtë: "MAD"; që do të thotë ‘Mutual assured destruction’Rreziku mbetet tek ecuria dhe përfundimi i gjithë situatës. Nëse konflikti nuk çlirohet nga negociatat dhe koncesionet reciproke, gjithçka mund të ndodhë. Por, kreu i Dell është i bindur se vetëm për të shmangur shkatërrimin reciprok të sigurt nëse vazhdohet në këtë mënyrë, lufta do të ndalet. Ndërkohë, hakmarrja kineze është urdhëruar të mbajë tonin e ulët: në një broshurë ministrore është specifikuar se "Ne duhet të përgatitemi për një konflikt të zgjatur"; “Sulmet verbale të Trump nuk duhet të rifillojnë”; “Nuk duhet t'i përgjigjemi ofendimeve të tij në Twitter në mënyrë që të mos lejojmë të biem në nivele vulgariteti”; "Ne duhet të mbështetemi tek deklaratat bindëse të autoriteteve të Pekinit për të mbajtur bursën”. Le të bëhemi gati.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë