Ne rrjet

Kina zbulon gripin e ri të derrit që mund të shkaktojë një tjetër pandemi!

Studiuesit në Kinë kanë zbuluar një lloj të ri gripi derrit i cili është i aftë të shkaktojë një pandemi botërore. Ky lloj i ri gripi, i quajtur G4, e ka prejardhjen gjenetike nga gripi i derrit H1N1 që shkaktoi epideminë e vitit 2009.

“Ky lloj i ri gripi është shumë i përshtatshëm për të kaluar nga kafshët tek njerëzit", thonë shkencëtarët në Qendrën Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në një studim të botuar të martën.

Nga viti 2011 deri në vitin 2018, studiuesit morën 30,000 tamponë nga derrat në thertore në 10 provinca kineze dhe në një spital veterinar, duke i lejuar të izolojnë 179 viruse të reja gripit të derrit.

Shumica e viruseve ishin të llojit G4, i cili është duke mbizotëruar tek derrat që nga viti 2016. Studiuesit më pas kryen eksperimente të ndryshme tek kafshët, përfshirë edhe qelbësit, të cilat përdoren gjerësisht në studimet e gripit, sepse  përjetojnë simptoma të ngjashme me njerëzit.

G4 u vërejt se ishte shumë infektiv, duke u shumëfishaur në qelizat njerëzore dhe duke shkaktuar simptoma më serioze tek qelbësimit sesa viruset e tjerë. Testet gjithashtu treguan se çdo imunitet që njerëzit fitojnë nga ekspozimi ndaj gripit sezonal nuk siguron mbrojtje nga G4.

Më shumë se një në 10 punëtorë në një fermë derrash në Kinë tashmë ishin infektuar, sipas testeve të gjakut të antitrupave që treguan ekspozimin ndaj virusit.

Testet gjithashtu treguan se rreth 4.4% e popullsisë së përgjithshme në botë gjithashtu dukej se ishin të ekspozuar ndaj G4.

“Është e sigurt se virusi tashmë ka kaluar nga kafshët te njerëzit, por ende nuk ka prova se mund të transmetohet nga njeriu te njeriu, por ky është shqetësimi ynë kryesor”, thonë shkencëtarët.

"Është shqetësuese se G4 do të adaptohet më tej duke infektuar njerëzit dhe do të rrisë rrezikun e një pandemie botërore," shkruajnë studiuesit.

Autorët kërkuan marrjen e masave urgjente për të monitoruar fermat e derrave. James Wood, drejtuesi i departamentit të mjekësisë veterinare në Universitetin e Kembrixhit, thasë G4 përbën një rrezik po aq të madh sa Covid-19.

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë