Ne rrjet

Kina premton heqjen e vizave për shqiptarët!

Pas heqjes së vizave për turistët kinezë gjatë sezonit turistik, Pekini zyrtar ka sinjalizuar heqjen njëherë e mirë të vizave për të gjithë qytetarët shqiptarë. Gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama në Zagreb, Kryeministri kinez i Li Keqiang vuri në dukje se Kina dhe Shqipëria duhet të përmirësojnë komunikimin për të arritur një marrëveshje për heqjen reciproke të vizave mes dy vendeve, për të lehtësuar sipas tij lëvizjet e të rinjve dhe për të konsoliduar zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Kreu qeverisë kineze po ashtu të tha të enjten se Kina mirëpret eksportin e produkteve bujqësore shqiptare në Kinë. Në bisedimet e tij me kryeministrin Edi Rama në Zagreb, takimin e tetë të liderëve të Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore (CEEC), Li tha se Kina është shumë e interesuar për mjaltin, vajin dhe verën shqiptare.

Për kryeministrin Li marrëdhëniet Kinë-Shqipëri janë në një fazë të rëndësishme të zhvillimit. “Kina është e gatshme të punojë me Shqipërinë për të konsoliduar marrëdhëniet miqësore, për të çimentuar bashkëpunimin praktik dhe për të nxitur më tej lidhjet dypalëshe në mënyrë të përfitojnë të dy popujt tanë”, tha Li. Nga ana e tij, ai konfirmoi heqjen e çdo barriere për importin e verës, mjaltit dhe vajit të ullirit shqiptar, si dhe njohjen e ndërsjellët të diplomave universitare.

Nga ana tjetër, Rama përshëndeti miqësinë tradicionale mes dy vendeve dhe u zotua për një festë madhështor në kuadër të 70 vjetorit të lidhjeve dypalëshe. “Shqipëria mbështetet tek projektet e bashkëpunimit me Kinën dhe shpreson të zgjerojë eksportin e produkteve bujqësore në Kinë, tha Rama, duke shtuar se ai pret që Kina të mirëpresë shqiptarët e talentuar në Kinë.

Sinjalet për heqjen e vuzave mund t’ia lëmë gjithçka përvecse rastësisë, pasi Me nisjen e iniciativës “Një Brez, Një Rrugë”, Kina është bërë një lojtar i fuqishëm në Shqipëri dhe Ballkan. Në vitin 2014 Kina caktoi një fond investimesh prej 3 miliardë dollarësh veçmas për rajonin e Ballkanit. Ndërkohë që po bëhet gati të ndërtojë një rrejt te madh infrastrukturor përmes Eurazisë, Pekini ka kuptuar se vendi ynë dhe Ballkani ka një pasuri të vlefshme për t’i ofruar Kinës: gjeografinë. Kina e sheh Ballkanin si një port të çmuar midis Mesdheut dhe Europës Qendrore dhe si një urë gjeopolitike midis botës perëndimore dhe Euroazisë.

Në qendër të planit të qeverisë kineze është ndërtimi i një “rrugë të re mëndafshi”, një udhë transporti moderne, e cila do të përmbajë korridore tregtare dhe detare që shkojnë nga Shangai në Berlin, nëpërmjet Europës Lindore dhe Qendrore.

Edi Rama dhe Li Keqiang

Duke qenë se e percepton vendin tonë si pjesë të “rrugës së re të mëndafshit” Kina ka investuar edhe në Shqipëri. Ambasada kineze në vendin tonë i ka ofruar Bashkisë së Cërrikut dhjetëra makineri bujqësore dhe është shprehur e gatshme të hapë rrugën për importimin një pjesë të mirë të produkteve bujqësore dhe industriale të vendit tone.

Tani për tani, Kina është bërë një partner i vlefshëm tregtar për Shqipërinë, pasi një sërë kompanish si Geo-Jade Petroleum kanë gjetur një territor mjaft pjellor investimesh. Kompania me bazë në Shangai bleu të drejtat e kontrollit të dy fushave të naftës në Patos-Marinzë, për 442.3 milionë dollarë. Në vitin 2016, një tjetër kompani mori me koncesion për dhjetë vitet e ardhshme Aeroportin Nënë Tereza. Po atë vit, Kina u bë partneri i dytë më i madh tregtar për Shqipërinë. Sipas “Santander Bank”, investimet e huaja direkte në Shqipëri tani përbëjnë 50% të PBB-së së vendit tonë.

Por qasja e Kinës në Shqipëri dhe rajon është e ndryshme nga ato të lojtarëve të tjerë të përfshirë. Kina nuk ka ndërmend të angazhohet për ndërtimin e unioni ambicioz të ngjashëm me Bashkimin Europian, nuk dëshiron të ketë një prani ushtarake siç kanë Shtetet e Bashkuara përmes NATO-s dhe ndryshe nga Rusia ajo nuk dëshiron të veprojë si një fuqi që rrezikon stabilitetin e vendeve të Ballkanit . Kina ofron thjesht miqësi politike nëpërmjet bashkëpunimit pragmatik dypalësh dhe duke riparuar infrastrukturën e shkatërruar të vendeve të Ballkanit. Në këtë mënyrë, Kina blen njëkohësisht pushtet politik brenda kryeqyteteve të Ballkanit, ndërkohë që kohë shtyn përpara iniciativën “Një rrip një rrugë”.

BE-ja nga ana tjetër, ka shprehur shqetësime të mëdha për afrimin e Kinës dhe Europën Qendrore dhe Lindore, mes frikës se një marrëdhënie e tillë mund të ndryshojë rregullat tregtare brenda Europës.

Brenda BE-së ekziston frika se nëse nuk ndërmerren masa, Europa do të përballet me hegjemonizmin kinez, i cili në terma ekonomik do të thotë një çekuilibër masiv tregtar midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë