Kina ka deklaruar kërcënime të reja nga Shtëpia e Bardhë në lidhje me tregtinë, duke paralajmëruar se ishte e gatshme të luftonte nëse Washingtoni po kërkonte një luftë tregtare, kjo ndodh disa ditë më përpara nga vizita e programuar e sekretarit të tregtisë të SHBA-ve Wilbur Ross.
Me një ndryshim të beftë toni, Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë të martën e djeshme se ende mbeteshin në fuqi tarifat prej 150 miliardë dollarësh të importeve nga Kina, nëse Pekini nuk do të merrej me çështjen e vjedhjes së pronës intelektuale amerikane.
Washington tha gjithashtu se do të vazhdojë me politikën shtrënguese në lidhje me investimet nga kompanitë kineze në SHBA ashtu si me kontrollin e ekporteve për produktet që shkojnë në Kinë.
Qëndrimi i tij më i ashpër vjen në një kohë kur presidenti Donald Trump përgatitet për samitin e 12 qershorit me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mbështetës kyç diplomatik i të cilit është Kina dhe ndërsa Washingtoni rrit përpjekjet për të kundërshtuar atë që sheh si qëllim të Pekinit për të kufizuar lirinë e lundrimit në Detin e Kinës Jugore.
Shkallëzimi tregtar erdhi pasi të dyja palët kishin rënë dakord gjatë bisedimeve në Uashington në fillim të këtij muaji për të gjetur zgjidhje për të ngushtuar sufiçitin tregtar të Kinës prej 375 miliardë dollarësh. Pritet që Ross gjatë vizitës së tij në kryeqytetin kinez më datat 2-4 qershor, të bind Kinën që të bjerë dakord me numrat e firmave për të blerë më shumë mallra të SHBA -ve.
"Ne i nxisim Shtetet e Bashkuara të mbajnë premtimin e tyre dhe të vazhdojnë marrëdhëniet në frymën e deklaratës së përbashkët", tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying në një konferencë për shtyp, duke shtuar se Kina do të merrte masa "të vendosura dhe të forta" për të mbrojtur interest e saj nëse Washingtoni këmbëngul që të veprojë në një "mënyrë arbitrare dhe të pamatur".
"Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ndërkombëtare, çdo herë që një vend ka një fytyrë tjetër dhe kundërshton veten, është një goditje e rëndë dhe një shpërfytyrim i reputacionit të tij", tha Hua.
Kina ka thënë se do të përgjigjet ndaj kërcënimeve të Trump në lidhje me tarifat deri në 150 miliardë dollarë për mallrat kineze.
Frika e luftës tregtare kishte rënë gjithashtu pasi administrata e Trump tha se kishte arritur një marrëveshje për të vendosur në punë kompaninë ZTE Corp pasi ka ndaluar prodhuesin e dytë të telekomit të Kinës për blerjen e pjesëve teknologjike amerikane për shtatë vjet .
Zvogëlimi i tensioneve kishte nxitur optimizmin se marrëveshja ishte në prag për pastrimin e antitrustit kinez për blerjen e 44 miliardë dollarëve nga Qualcomm Inc (QCOM.O) me qendër në San Diego, të NXP Semiconductors NV me bazë në Holandë (NXPI.O), e cila ka qenë e varur nga marrvëeshja tregtare.
Një ekip i avokatëve të Qualcomm që pret të takohet me rregullatorët kinezë përpara ardhjes së Ross, është në San Diego që nga e marta, ka thënë një burim i njohur me këtë çështje.
"Të mbahen tani bisedimet", ka thënë sot një tjetër burim që është në brendësi të çështjes së bisedimeve të Qualcomm me qeverinë kineze, duke refuzuar të identifikohet pasi negociatat janë konfidenciale.
"Trump është i çmendur. Megjithatë, mund të funksionojë taktika e çmendur ", shtoi ai.
Tarifa dhe taktika
William Zarit, kryetar i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Kinë, tha se kërcënimi i tarifave të Uashingtonit duket se ka qenë "disi efektiv" deri më tani.
"Unë personalisht nuk mendoj se kjo është vetëm një taktikë ", u ka thënë ai gazetarëve sot, duke shtuar se grupi nuk i konsideron tarifat si mënyra më e mirë për të trajtuar mosmarrëveshjet tregtare.
"Mendimi mbizotërues është se SHBA-të nuk bëjnë presion mbi miqtë kinezë, atëherë nuk do të kemi negociata serioze".
Global Times, një tabloid me influencë i udhëhequr nga Pepople’s Daily i Partisë Komuniste në fuqi, tha se Shtetet e Bashkuara po vuanin nga një "iluzion" dhe paralajmëruan se "në lidhje me tregtinë mund ta linte Uashingtonin duke kërcyer me vete".
Agjencia e lajmeve shtetërore Xinhua ka thënë se shpreson që SHBA-të të mos veprojnë në mënyrë impulsive por ishte gati për të luftuar për të mbrojtur interesat e veta.
“Kina do të vazhdojë të bëjë konsultime pragmatiste me delegacionin e SHBA-ve dhe shpreson që SHBA-të do të veprojnë në sinkron me frymën e marrëveshjes së nënshkruar.”
Gjithashtu të martën, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se qeveria e SHBA planifikon të shkurtojë periudhën e jetëgjatësisë së vizave të lëshuara për disa qytetarë kinezë, si pjesë e një strategjie për të parandaluar vjedhjen e pronësisë intelektuale nga rivalët e SHBA.
Duke cituar një dokument të lëshuar nga administrata Trump në dhjetor, zyrtari tha se qeveria e SHBA-ve do të konsideronte kufizimet mbi vizat për studentët e shkencës dhe teknologjisë nga disa vende.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.