Portofol

Kina i shkel syrin Shqipërisë

Pak sapo kishte zbarkuar në Bullgari për një samit me vendet europiane, kryeministri kinez, Li Keqiang i bëri të gjithë të "ngrejnë vetullat", kur deklaroi se kërkonte një bashkëpunim më të ngushtë me Shqipërinë.

Gjatë takimit me Kryeministrin Edi Rama, lideri kinez u shpreh  se Kina është e gatshme të punojë me Shqipërinë për të përshpejtuar zbatimet e strategjive të zhvillimit rural në vendin tonë dhe për t’i çuar marrëdhëniet e ndërsjellta në një nivel të ri. Rama dhe Li ndodhen në kryeqytetin bullgar për të marrë pjesë në takimin e shtatë të udhëheqësve të Kinës dhe 16 vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore. Li përshëndeti zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin praktik mes Kinës dhe Shqipërisë, duke theksuar se të dyja vendet do të festojnë 70 vjetorin e lidhjeve diplomatike vitin e ardhshëm.

“Kina është e gatshme të thellojë bashkëpunimin praktik me Shqipërinë në bazë të respektit reciprok. Ne jemi të gatshëm të importojmë më shumë produkte bujqësore cilësore nga Shqipëria”,deklaroi Kryeministri kinez.

Një qasje e tillë nga e qeverisë kineze u konfirmua për “Si” edhe nga një burim pranë Ministrisë se Bujqësisë. Duke duke mos dashur të identifikohet, burimi theksoi ndër të tjera se Ambasadori kinez në Shqipëri ka shprehur qëllimin e qeverisë kineze për eksportimin e produkteve bujqësore shqiptare dhe hapjen e tregtisë dypalëshe.

Duke i dhënë edhe më shumë peshë propozimit të ambasadorit, Li deklaroi e se Kina do të punojë me Shqipërinë për të ndërtuar një qendër për mekanizimat bujqësore në Shqipëri dhe për të rritur bashkëpunimin mbi shfrytëzimin e burimeve ujore dhe parandalimin e katastrofave natyrore në vendin tonë. Kryeministri kinez bëri thirrje gjithashtu për ndërmarrjen e përpjekje të përbashkëta për të thelluar shkëmbimet kulturore dhe arsimore, të cilar kanë në fokus kryesisht të rinjtë. Lideri i dytë më i fuqishëm i botës shprehu gatishmërinë e Kinës për t’i inkurajuar bizneset kineze që të investojnë në Shqipëri.

 Kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha se të dyja vendet gëzojnë perspektiva të gjera bashkëpunimi dhe se Shqipëria shpreson të punojë së bashku me Kinën për thellimin e bashkëpunimit në fusha të tilla si bujqësia, energjia, burimet ujore dhe portet. Ai u zotua gjithashtu të punonte me Kinën për festimet e 70 vjetorit të marrëdhënieve mes dy vendeve, gjatë vitit të ardhshëm.

Kina sfidon BE-në

Brukseli është në akth të vazhdueshëm lidhur me influencën kineze mbi shtetet e Europës Lindore dhe Ballkanit. Samiti i fundit i BE-së në Sofje, i cili diskutoi zgjerimin potencial të BE për të përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor, erdhi pas një sërë shqetësimesh të ngritura nga liderët europiane për rritjen e ndikimit kinez në rajon. Disa javë pas këtij samiti, Kina ndërmori iniciativën 16 + 1, për bashkëpunim ekonomik dhe politik me krerët e Europës Qendrore dhe Lindore.

“Një Rrip Një Rrugë”

Kina e sheh iniciativën 16 + 1 si një element kyç për forcimin e projektit infrastrukturor “Një Rrip Një Rrugë”. BE-ja nga ana tjetër, ka shprehur shqetësime të mëdha për afrimin e Kinës dhe Europën Qendrore dhe Lindore, mes frikës se një marrëdhënie e tillë mund të ndryshojë rregullat tregtare brenda Europës.

Brenda BE-së ekziston frika se nëse nuk ndërmerren masa, Europa do të përballet me hegjemonizmin kinez, i cili në terma ekonomik do të thotë një çekuilibër masiv tregtar midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore. Ashtu si të gjitha huatë financiare kudo në botë, kreditë kineze pritet t’i shërbejnë gjurmëve kineze në Europë përmes së cilëva Pekini do të kërkojë të ndërtojë ndikimin e tij. Kjo është shqetësuese për vendet si Gjermania, sepse në fund të fundit, Kina të përdorte praninë e saj në Europën Lindore për të arritur Europën Perëndimore dhe më pas në BE.

Disa vende europiane po përgatiten të kufizojnë përparimin gjeopolitik të Kinës nëpërmjet iniciativës multi-miliarda dollarëshe “Një rrip një rrugë” (OBOR) për shkak të shqetësimeve se Pekini po përpiqet të marrë në dorë drejtimin e rajonit. Projekti është një strategji gjigante e Kinës, për të lidhur pothuajse të gjitha shtetet euroaziatike dhe europiane me Pekinin. E shpallur fillimisht në vitin 2013, iniciativa është një projekt infrastrukturor që do të ndryshojë të gjithë Euroazinë dhe periferinë e saj detare. Fotografitë e projektit janë të paqarta, por shifrat e financimit të deklaruara nga burimet zyrtare kineze arrijnë deri në 1 trilionë dollarë.

Burimet: "Xinhua Net","Euroactiv"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë