Treg

Kina gjobit AliBaba me 2.8 miliardë dollarë për monopolizim të tregut online

Kina gjobiti me 2.8 miliardë dollarë kompaninë AliBaba pas një hetimi antimonopolistik ku doli se kompania kishte abuzuar me dominancën e saj në treg.

Gjoba prej 18.5 Juan është trefish më e madhe se ajo që qe vendosur në vitin 2015 kompanisë amerikane Qualcom, që atëherë llogaritej sa 4% i të ardhurave të AliBaba. Kompania tashmë do të fillojë me kontrollet dhe, mbrojtjet e tregtarëve dhe klientëve. Shifra që duhet të pagujë AliBaba është sa 12% e të ardhurave fiskale vjetore për të.  Pekini duket i vendosur për të dëmtuar gjigandët e internetit në vend. Më tej thuhet se po shqyrtohet goditja e pjesës tjetër të "perandorisë" së Jack Ma,si  bizneset e huazimit të konsumatorëve të Ant Group Co. dhe zotërimet që ka në media.

Administrata shtetërore për rregullimin e tregut në Kinë u shpreh se AliBaba ka përdorur të dhëna dhe algoritme për të përforcuar pozicionim e saj në treg dhe për të marrë avantazh konkurrues.

Kompanisë i duhet të ndryshojë një mori rregullash dhe praktikash mbi ekskluzivitetin tregtar, për të cilën kritikët mendojnë se kjo gjë  e bëri atë kompaninë më të madhe e-commerce.

”Ngjarja po gjen hapësirë në media dhe kështu paralajmërohen dhe pjesa tjetër e bizneseve që nuk duhet të bëjnë veprime të tilla,"- u shpreh drejtoresha e Univeristetit për Drejtësi në Kinë.

"Është një gur që vret dy zogj."

Praktika e AliBaba për të zgjedhur "një nga dy" mbi tregtarët, imponon dhe kufizon . Mbyll konkurrencën në tregun e pakicës në internet.

"Fushata" kundër AliBaba qe publike që kur drejtuesi Ma, foli kundër qasjeve të qeverisë kineze mbi sektorin financiar. Që atëherë  nisi një  breshëri sulmesh ndaj kompanisë që si duket, po cënon miliarderët e qeverisë.

Rregullatorët e shohin me shqetësim faktin që kompania tregtare mund të ndikojë dhe në diskursin publik, duke sugjeruar marrjen e hapësirave mediatike që ka AliBaba. South China Media Post, gazeta më e rëndësishme që përkthehet dhe në gjuhën angleze.

Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë u shpreh se ata do ta paguajnë dhe do ta pranojnë gjobën. Ndërkohë, në gazetën qeveritare të Kinës shkruhet se gjiba ështëb për përmirësimi dhe është një lloj "dashurie".

Burimi: Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë