Mendim

Kina fshehu virusin për të grumbulluar maska dhe doreza

Qeveria kineze fshehu qëllimisht ashpërsinë e koronavirusit nga bashkësia ndërkombëtare për të fituar kohë për grumbullimin e mjeteve mjekësore dhe ndaloi eksportet e maskave dhe dorezave. Lajmi bëhet i ditur nga një raport i Departamentit Amerikan të Sigurisë.

"Kina i kishte shkurtuar eksportet e furnizimeve mjekësore para njoftimit në janar të Organizatës Botërore të Shëndetit se COVID-19 është një ngjitje", thuhet në raport, sipas një burimi të Administratës Amerikane që foli për “ABC News”.

Raporti, i cili vlerësoi të dhënat e eksportit dhe importit në fillim të këtij viti, qarkulloi brenda qeverisë federale të premten. Të dielën, Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo akuzoi Kinën se bëri përpjekje për të fshehur shtrirjen e përhapjes së koronavirusit, duke përfshirë edhe fshehjen e ashpërsisë së epidemisë dhe grumbullimin  e furnizime mjekësore.

"Ju keni parë faktet," tha Pompeo. "Ne mund të konfirmojmë se Partia Komuniste Kineze bëri gjithçka mundet për t'u siguruar që bota mos ta mësonte në kohën e duhur atë që po ndodhte."

Komentet e Pompeo vijnë pasi administrata Trump po formulon një plan afatgjatë për të ndëshkuar Kinën në fronte të shumta për pandeminë, duke i çuar marrëdhnëniet mes dy vendeve në pikën më të ulët. Burime të shumta brenda administratës thonë se presidenti Trump po konsideron sanksionet, anulimin e borxhit të SHBA-së dhe hartimin e politikave të reja tregtare, për të izoluar Kinën.

"Në komunikimet e saj, Kina fshehu qëllimisht veprimtarinë e saj tregtare duke mohuar publikisht se ka vendosur një ndalim eksporti për maskat ​​dhe pajisjet e tjera mjekësore", tha burimi. “Kina ka qasje në një grup të gjerë të lëndëve të para të nevojshme për përballimin e pandemisë së Covid-19, sidomos nëse janë veshje kirurgjikale, maska ​​apo syze.”

"Ata kanë një aftësi të fortë prodhuese dhe fuqi punëtore që mund të përshpejtojnë prodhimin e këtyre lëndëve," tha burimi.

Të dielën, Pompeo tha se Kina ndaloi profesionistët e mjekësisë amerikane në laboratorët në Wuhan.

Zyrtarët e administratës Trump kanë bërë presion ndaj komunitetit të inteligjencës amerikane për të përcaktuar origjinën e saktë të shpërthimit të koronavirusit, në ndjekje të një teorie se pandemia filloi për shkak të një aksidenti laboratorik në Kinë. Presidenti të enjten kundërshtoi komunitetin e inteligjencës dhe pretendoi se kishte parë prova që e bënin të besonin se Covid-19 e kishte origjinën në një laborator në Wuhan.

“Ne kemi thënë që nga fillimi se ky ishte një virus që e kishte origjinën në Wuhan. Mendoj se ka ardhur koha që e gjithë bota ta shohë të vërtetën, "tha Pompeo.

Pompeo shtoi se Kina "u soll si regjimet autoritare, duke u përpjekur të fshihte shpërthimin dhe se përdori Organizatën Botërore të Shëndetit si një mjet për të bërë të njëjtën gjë."

"Këto janë faktorët që kanë çuar në humbje të mëdha të jetës dhe humbje të jashtëzakonshme ekonomike në të gjithë globin," tha ai. "Australianët pajtohen me këtë, europianët po fillojnë të thonë të njëjtën gjë, dhe unë mendoj se e gjithë bota është e bashkuar duke kuptuar që Kina e solli këtë virus në botë."

Shtetet e Bashkuara nuk janë kombi i vetëm që kërkon përgjigje në mes të pandemisë që ka shkatërruar ekonominë globale dhe kushtoi qindra mijëra jetë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë