Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është vënë në pozicionin e vështirë mes regjistrimit, ose refuzimit të Tom Doshit për zgjedhjet e 25 prillit.
Kreu i Partisë Socialdemokrate ka dorëzuar këtë të mërkurë kërkesën për t’u regjistruar në këto zgjedhje, dy ditë pas thirrjes konkrete të Ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim se ai nuk duhet të lejohet që të kandidojë.
LEXO EDHE:
Yuri Kim: Tom Doshi të mos lejohet të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit
Kim risolli në kujtesë vendimin e 2018-ës të Departamentit të Shtetit që e ka shpallur të padëshirueshëm në SHBA Tom Doshin me akuzën se është i përfshirë në afera korruptive madhore.
Megjithatë, përfshirja e Doshit në listën e personave “non grata” nga SHBA nuk e pengon atë juridikisht që të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit, pasi dekriminalizimi ndalon vetëm personat me precedentë penalë, apo vendime të formës së prerë të gjykatave.
Ndaj Tom Doshit nuk ka një vendim të tillë, ndërsa Gazeta “Si” mëson se kreu i PSD-së ka nisur tashmë fushatën, ku këtë herë përveç zonës tradicionale ku ka kandiduar ndër vite në Qarkun e Shkodrës, mund të kandidojë edhe në Dibër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.