Shkencë

Këta libra të gjelbër që mund të jenë kudo, janë helmues

Një pigment jeshil toksik dikur përdorej për të ngjyrosur gjithçka, nga lulet e rreme deri te kopertinat e librave.

Bibliotekat me libra shpesh mbajnë vëllime që përmbajnë “helme” në faqet e tyre. Nga misteret e famshme të vrasjeve deri, te veprat kryesore mbi toksikologjinë dhe mjekësinë ligjore. Helmet e përshkruara në këto libra janë thjesht fjalë në një faqe. Por disa libra të shpërndarë nëpër botë janë vërtet helmues.

Këta libra toksikë, të prodhuar në shekullin e 19-të, janë të lidhur me pëlhurë, të ngjyrosur me një pigment famëkeq. Ky pigment jeshile smeraldi është i bërë me arsenik. Shumë prej tyre po kalojnë pa u vënë re në rafte dhe në koleksione. Kështu që Melissa Tedone, drejtuesja e laboratorit në Muzeun Winterthur, Garden & Library në Delaware, ka nisur një përpjekje të quajtur “Projekti i Librit Poison”, për të gjetur këto vëllime të dëmshme.

Libra me ngjyrë të dëmshme. Marrë nga National Geographic.02.05.2022.

Deri më sot, ekipi ka zbuluar 88 libra të shekullit të 19-të që përmbajnë jeshile smeraldi. Tedone madje gjeti një libër jeshil smeraldi në shitje në një librari lokale, të cilin e bleu.
Njerëzit që i përdorin më shpesh, si bibliotekarët ose studiuesit, mund të marrin aksidentalisht grimca që përmbajnë arsenik. Kundër lëkurës, arseniku mund të shkaktojë irritime. Rastet e rënda të helmimit me arsenik mund të çojnë në sëmundje të mushkërive, mosfunksionim neurologjik dhe në situata ekstreme, vdekje.

Pra, sa të zakonshëm janë këta libra të gjelbër?
“Është disi e vështirë të parashikohet sepse grupi ynë i të dhënave është ende i vogël, por me siguri mund të ketë mijëra nga këta libra në mbarë botën,” thotë Tedone.
E gjelbra smeraldi, është produkt i kombinimit të acetatit të bakrit me trioksid arseniku, duke prodhuar acetoarsenit të bakrit.
Pigmenti toksik u zhvillua në vitin 1814 në Gjermani. Përdorej kudo, nga veshjet dhe letër-muri deri te lulet dhe bojërat false.

Libra me ngjyrë jeshile. Marrë nga National Geographic.02.05.2022.

Trajtimi i literaturës “helmuese”.
Ekipi përdori laboratorin në Universitetin e Delaware për të matur sasinë e arsenikut në kapakun e librave. Ata zbuluan se pëlhura e librave përmbante mesatarisht 1.42 miligramë arsenik për centimetër katror. Pa kujdes mjekësor, një dozë vdekjeprurëse arseniku për një të rritur është afërsisht 100 miligramë, masa e disa kokrra orizi.

Michael Gladle, drejtorit të shëndetit dhe sigurisë mjedisore në Universitetin e Delaware tha se arseniku është një metal i rëndë.
Gladle sugjeron që kushdo që merret me këto librat, duhet të mbajë doreza dhe maskë në tavolina të veçanta.
Pas rekomandimeve të Gladle, bibliotekat ku u gjendën, hoqën librat nga qarkullimi. Kujdestarët i vendosën në qese të mëdha plastike polietileni të mbyllura.

Për të ndihmuar të tjerët të identifikojnë librat e veshur me arsenik dhe rreziqet e tyre të mundshme, ekipi hartuan fletëpalosje me informacione.
Ndërkaq, mesazhi i rëndësishëm i Tedone, është që përmbajtja e librave të ri shkruhet dhe të vendoset përsëri në biblioteka.
Burimi: National Geographic/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë